Policia e Lushnjes ka sekuestruar 14 fidanë bimësh narkotike si dhe arrestuar kultuvuesin e tyre, shtetasin Artor Toshkollari, 41 vjeç.
Policia sqaron se gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Pirrë, ka gjetur të kultivuar në oborrin e banesës së 41 vjeçarit, 14 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.