Lulzim Basha, takim me demokratët në Lezhë: Rama-Doshi-… nuk do ta marrin peng këtë vend (film)

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lezha dha disa mesazhe për rivalin e tij në politikë, kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin krimi dhe vjedhja më e madhe në historinë zgjedhore në vend.

Mes të tjerash Basha tha se qytetarët kanë ngritur dhe po ngrenë kartonin e kuq kundër Ramës, ndërsa ironizoi këtë të fundit se meqë pëlqen futbollin.

“Sepse përballjen e vërtetë politike që meriton një vend normal, një shoqëri normale, që e meritojnë dhe do ta kenë dhe shqiptarët, ata nuk mund të vinin përveçse një bilanci zero negativë të shpunësimit, të emigracionit, të varfërimit, të rritjes së kostos së jetës, të premtimeve të pambajtura, por përdorën çdo dredhi, çdo marifet, çdo grup kriminal. Ja pra kë kishim përball ne, njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët dhe me interesat e tyre, dhe përballë kundërshtari po kështu njësoj si në 91-shin, me të gjitha pushtetet, madje duke rikthyer në jetë sigurimin famëkeq të shtetit me sistemin e patronazhistëve dhe me krimin në krah. Dhe prapë se prapë, me të gjitha mashtrimet, me të gjitha deformimet, me vjedhjen e votës, me milionat e paguara për të blerë varfërinë e shqiptarëve, me kërcënimet dhe shantazhet për largim nga puna të administratës publike, me të gjitha truket dhe pisllëqet, prapë se prapë diferenca midis nesh është një grusht votash që mblodhi një familje e vetme kriminale.

 

 

Djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, po pse këta do ta ndalin Shqipërinë të ndryshojë?! Këta do t’i lëmë ne të na bllokojnë rrugën e ndryshimit që kemi nisur bashkë me shqiptarët? Këta do t’ja thyejnë kokën shqiptarëve? T’i marrin nderin, të ardhmen fëmijëve tanë, prindërve tanë. E tyre është Shqipëria? E tyre është Lezha? I kam bërë llogaritë gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtarët e tyre. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar. Vala e shpresës për ndryshim nuk mund dhe nuk do të bjerë. As Edi Rama, as Tom Doshi, as Aqif Rakipi dhe as bandat e Durrësit, të Shijakut e të Krujës, të Fushë-Krujës, të Kurbinit e të Lezhës, të Shkodrës, askush tjetër nuk mund ta marrë peng këtë vend. Ne treguam se pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët mund ta ngrinim valën e ndryshimit. Ata po bëjnë çdo përpjekje të na ulin kokën, të na dëshpërojnë, të na përçajnë. Po bëjnë gjithçka të çoroditin opinion publik për ta shitur vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori, si një fitore të tyre dhe si një humbje të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Jo, 25 prilli është një humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët, një humbje e përkohshme e shansit për ndryshim por çdo ditë, çdo javë e çdo muaj deri në rrëzimin e këtij regjimi beteja do të vazhdojë. Sepse, në qoftë se ka diçka tjetër që historia na tregon përveç paraleleve të 91-shit apo 2001-shit është: një që demokratët nuk dorëzohen kurrë siç e treguat edhe ju, demokratët e qarkut të Lezhës dhe e dyta se në orët më të vështira të vendit, shqiptarët nuk kanë asnjë vend tjetër ku të vendosin kokën e tyre përveç se në supin e demokratëve. Nuk kanë asnjë forcë tjetër ku të mbështeten përveçse tek Partia Demokratike.

Ndaj, sot është dyfish detyrimi ynë që valën e shpresës dhe të besimit për ndryshim që bashkë e ngritëm ta vazhdojmë, ta bëjmë më të fortë, më të vendosur. Shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, lagje më lagje, qytet më qytet, nga jugu në veri asnjë minutë paqe për regjimin Rama-Doshi dhe racën e tyre bastarde të kriminelëve. Është fare e thjeshtë zgjidhja: ose shqiptarët do të ulin kokën para këtij grushti bastardësh, ose të gjithë bashkë do t’i tregojmë vendin dhe do t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Le ta themi fare hapur në familjet tona, prindërit tanë kur kemi qenë fëmijë, ne që sot jemi vetë prindër kemi ushqyer një tjetër model dhe ushqejmë një tjetër model, modelin e ndershmërisë, të dinjitetit e vlerave. A është mëkat ky? A është dobësi kjo? Përpiqen të na bëjnë të besojmë që dobësia jonë është që nuk bëjmë dot aleancë me bandat. Në fakt kjo është forca jonë, kjo është vlera jonë dhe ky është çelësi i betejës që do të vazhdojmë deri në fitore për një arsye fare të thjeshtë se, sado që t’i rreshtojmë emrat nga i pari tek i fundit, ata mbeten një grusht njerëzish që përfaqësojnë llumin e shoqërisë dhe ne të gjithë bashkë, bashkë me mijëra socialistë që njësoj si ne prisnin që 25 prilli të ishte një ditë ndryshimi, nuk mund t’i lëmë një grusht kriminelësh të na e ndalin rrugën që e kemi nisur bashkë. Natyrisht miqtë e mi, Partia Demokratike ka qenë dhe është një shtëpi e madhe ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta, sakrificën dhe lirinë e vetë për shprehjen e mendimit, ka të mirat, gabimet dhe të këqijat e vetes dhe këtu fus këdo duke filluar nga vetja ime.

Por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt. Ndaj, le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktivë, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund. Ju e keni patur dhe shumë shpejt do ta keni përsëri të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit tuaj me votë, por tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek mobilizimi i çdo energjie të demokratëve, të mbështetësve tanë të atyre që na besuan pavarësisht nëse janë apo jo votues tanë për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se për ne ditët e tyre janë të numëruara. Ne nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur, asnjë formë, asnjë mënyrë, asnjë hapësirë pa çliruar energjinë e jashtëzakonshme dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim. Kush është i lodhur nga kjo betejë ka hequr dorë nga Shqipëria, ka hequr dorë nga demokracia, është kthyer vetvetiu në një skllav të Edi Ramës, Tom Doshit, Arben Ndokës me shokë. Kush është lodhur nga kjo betejë është dorëzuar dhe pranon që fatin e familjes së vet, fatin e fëmijëve të vet t’ia dorëzojë atyre të cilët në familjen tonë nuk do t’i qasnim kurrë. Përfundimi i kësaj beteje është i pashmangshëm dhe fundi i regjimit Rama-Doshi, është fitorja e Shqipërisë. Këtë betejë ne e nisëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk e nisëm për veten tonë. Këtë betejë ne e nisëm për lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit, nuk e nisëm për karriget tona. Këtë betejë ne do ta përfundojmë për lezhjanët, për kurbinasit, për mirditorët, për shqiptarët me fitoren e Shqipërisë.

Ndaj, ju bëj thirrje që siç jemi mbledhur sot bashkë këtu me kapitenët kryesorë të betejës në qarkun e Lezhës, i ka dhënë një mësim shembullor regjimit me rezultatin e marrë përkundër të gjithë shantazheve kriminale, milionave që derdhën dhe vënies në funksion të fushatës shtetin, njësoj si në kohën e partisë-shtet. Ajo forcë që keni demonstruar, është pjesë e pandashme e shpirtit tuaj, atë s’ua merr dot askush përveç Zotit. Ndaj, le të vazhdojmë bashkë me bashkëluftëtarët tanë, me një ekip të jashtëzakonshëm njerëzish, shpeshherë i padukshëm në sytë e kamerave. Një ekip të jashtëzakonshëm kurajosh, zemrash, shpirtrash, sakrificash me të cilët së bashku zhvilluat këtë betejë dhe arritët të mposhtnit frikën dhe të bashkonit qytetarët e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit dhe le të bëhemi gati që njeriut që ndërtoi skemën kriminale dhe orkestroi masakrën elektorale të 25 prillit dhe aleatëve të tij kriminel, t’i tregojmë vendin një orë e më parë. Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, pohoi Basha.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...