Omptimizëm në kampin e Partisë Demokratike. Pasi Rama deklaroi se PS do të marrë timonin edhe Basha u shpreh optimist për rezultatin e forcës që ai drejton.
Basha falenderoi votuesit që sfiduan të nxehtin dhe në ditë feste dolën në zgjedhje, por njëkohësisht u bëri thirrje numëruesve të garantojnë vullnetin e popullit.
“Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian, falenderoj qytetarët që refuzuan manipulimin e votës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që numërojnë të garantojnë përmbushjen e vullnetit të popullit. Shqiptarët kanë sakrifikuar sot duke votuar në ditë feste dhe të nxehtë. Sipas informacioneve tona jam optimist për rezultatin tonë dhe fitoren”, u shpreh Basha.