Lulëzimi i biznesit të shëndetit, shqiptarët shpenzuan 50 milionë euro më shumë në vitin pandemik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulëzimi i biznesit të shëndetit, shqiptarët shpenzuan 50 milionë euro më shumë në vitin pandemik

10:04 | 02/10/2021
në Kryesore
0

Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit.

Këto shpenzime janë reflektuar në rritjen e ndjeshme të të ardhurave të operatorëve kryesorë që veprojnë në biznesin e shëndetësisë.

Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë. Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Kosto totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet. Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019.

Më i fortë ishte zgjerimi i aktivitetit nga shoqëria “GTS-Gazra Teknike Shqiptare”, me aktivitet në prodhimin, shitjen dhe tregtimin e gazrave teknike, terapeutike, që rriti të ardhurat me 72%, në 1.8 miliardë lekë, duke hyrë, për herë të parë, në renditjen e “Monitor 200”, e nxitur nga kërkesa për oksigjen në spitale Covid-19 dhe përdorimi i bombolave nga të sëmurët që u vetëkuruan në shtëpi. Importet e medikamenteve arritën 22.7 miliardë lekë sipas INSTAT, me zgjerim 33%, në raport me mesataren 2018-2019.

Rritja ishte e fortë në tetor dhe në dhjetor. Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një shtim dyshifror të të ardhurave.

I fortë ishte dhe zgjerimi i aktivitetit të laboratorëve mjekësorë, pas shpenzimeve të larta për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes.

“Intermedica Center” rriti të ardhurat me 55%, në 1 miliard lekë.

“Genius lab”, në vitin e plotë të dytë të aktivitetit, pesëfishoi xhiron, në 535 milionë lekë.

Spitalet private, me rritje të të ardhurave, po u afrohen fitimeve

Edhe pse kanë kaluar tetë vjet nga lulëzimi i biznesit të spitaleve private, të gjitha vazhdojnë të raportojnë humbje të larta, kur përvoja ndërkombëtare referon një cikël trevjeçar, kur përgjithësisht, sipërmarrje të tilla fillojnë e japin fryte. Por, në 2019-2020, humbjet u reduktuan në nivele minimale, duke iu afruar pikës së kthesës.

Të ardhurat e spitaleve private rezultojnë në rritje, teksa rënia e shërbimeve dhe operacioneve të planifikuara si rrjedhojë e kufizimeve të pandemisë u kompensua muajt e fundit me shtrimet e pacientëve që u kuruan për Covid-19.

“Spitali Amerikan”, më i madhi privat në vend, raportoi të ardhura prej 6 miliardë lekësh, me një rritje prej 10.7% me bazë vjetore. Humbjet ishin në nivelin e 24 milionë lekë (nga 22 milionë lekë vitin e mëparshëm dhe shumë më të ulëta se në 2018-n, kur ishin 168 milionë lekë.

Sipas raportit vjetor, masat që u morën kundër pandemisë prekën Spitalin Amerikan, duke kufizuar aktivitetin dhe shërbimet e ofruara për shkak të pamundësisë për të përdorur kapacitetin e plotë, rritjen e çmimeve të materialeve të konsumit mjekësor, lëvizjen e lirë të mjekëve të huaj dhe angazhimin me kohë të pjesshme të stafit.

“Bazuar në aktivitetin mjekësor të biznesit dhe domosdoshmërinë për të ofruar shërbime mjekësore në këtë situatë të jashtëzakonshme, drejtimi i burimeve financiare dhe njerëzore ka arritur të ruajë stabilitetin e shoqërisë”.

Raporti thekson se nevoja për trajtimin e kurimin e pacientëve post-Covid-19, u kthye në një nga përparësitë tona dhe kjo devijoji një pjesë të madhe të investimeve të parashikuara për departamente të ndryshme, drejt investimit në aparaturat e nevojshme për kapërcimin e kësaj pandemie”.

“International Hospital” (ish-Hygeia), që në mes të vitit 2018 u ble nga “Spitali Amerikan”, raportoi në 2020-n një qarkullim vjetor prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 4.4% me bazë vjetore. Humbjet u rritën lehtë në 52 milionë lekë, por gjithsesi mbeten shumë më të ulëta se niveli i 2017-2018, kur ishin mbi 400 milionë lekë.

Sipas raportit të aktivitetit, “duke parë situatën COVID-19 në Shqipëri, Shoqëria pezulloi të gjitha investimet kapitale dhe shpenzimet jo-thelbësore operacionale për të ruajtur likuiditetin, gjatë periudhës së bllokimit. Bazuar në aktivitetin mjekësor të biznesit dhe domosdoshmërinë për të ofruar shërbime mjekësore në këtë situatë të jashtëzakonshme, drejtimi i burimeve financiare dhe njerëzore ka arritur të ruajë stabilitetin e Shoqërisë.

Shoqëria aplikoi në Banka (i) për të shtyrë pagesat e interesave dhe shlyerjen e principalit që do të paguheshin deri më 31 dhjetor 2020 dhe (ii) për të shtyrë plotësimin e kushteve deri më 31 dhjetor 2020 të këtyre kontratave. Kontratat e shtyrjes janë aprovuar dhe firmosur nga Bankat.

Shoqëria ka aplikuar për hua sovrane qeveritare për përfitimet e punonjësve dhe pagimin e taksës për mbulimin e përfitimeve të punonjësve për tre muaj, pa interes, dhe e ka përdorur atë gjatë periudhës së bllokimit. Spitali aplikoi në bankat e saj për të përfituar nga moratoriumi i mandatuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë, duke shtyrë shlyerjet e principalit të kredive ekzistuese deri në 5 muaj”. /Monitor

Etiketa: ekonomiaShpenzimetshqipriaviti pandemik

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Ambasadorja Yuri Kim ndjek shfaqjen për Fitnete Rexhën! Foto me këngëtarët e njohur popullorë, Bujar Qamili dhe Valbona Mema

Ambasadorja Yuri Kim ndjek shfaqjen për Fitnete Rexhën! Foto me këngëtarët e njohur popullorë, Bujar Qamili dhe Valbona Mema

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com