Atletja shqiptare, Luiza Gega, e përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Policinë Ushtarake ka siguruar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore që po mbahen në Wahan të Kinës.
Luiza Gega fitoi vendin e tretë me 3 mijë metra me pengesa.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i ka uruar fitoren në facebook: “Nëntetare Luiza Gega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit”.