Deputeti dhe shkrimtari, Namik Dokle shpjegon në mënyrën më të qartë dhe të shkurtër të mundshme marrëzinë e Ligjit të Luftës që qëndron ende në fuqi mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ja si shprehet politikani i njohur socialist në faqen e tij:
Dje në Kuvend plasi një “luftë” replikash lidhur me të ashtuquajturin Ligj i luftës që Greqia e mban akoma në këmbë!!!
Në fakt, ky farë “ligji” është absurditeti më i madh në marrëdhëniet ndërkombëtare! Ku e ka burimin ky absurditet qëllimkeq?
Në bazë të një dekreti ( Nr.194, date 09.06.1940) të Viktor Emanuelit të tretë, shtetet e pushtuara nga Italia fashiste ishin të detyruara të hynin automatikisht në luftë me cilindo shtet, me të cilin Italia do të ishte në konflikt të armatosur. Mbi këtë bazë, Qeveria e Tiranës shpalli luftë:
– 10 qershor 1940: Anglisë dhe Francës.
– 28 tetor 1940: Greqisë.
– 6 prill 1941: Jugosllavisë.
– 22 qershor 1941: Bashkimit Sovjetik.
– 7 dhjetor 1941: SH.B.A-së.
Nga të gjitha këto gjashtë shtete, vetëm Greqia mban ende Ligjin e Luftës me Shqipërinë.
PSE?! PSE?! NJËMIJË HERË PSE?!!!!