Lu: Reforma do miratohet! Rama dhe Basha të ngujohen përjetë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lu: Reforma do miratohet! Rama dhe Basha të ngujohen përjetë

16:23 | 15/07/2016
në Shqiperi
0

Ambasadori i SHBA-së: “Gjysmë ore më parë pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë. Krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar apo politikanët kriminelë. Sot përgjigja është e qartë: Të gjithë po e luftojnë”

“Reforma në drejtësi do të miratohet, pyetja është; nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politikë do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj“, ky është qëndrimi i prerë i ambasadorit amerikan, Donlad Lu për lojën politike me reformën në drejtësi. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës doli para mediave me këtë deklaratë duke bërë më të qartë se kurrë qëndrimin e SHBA-ve për politikën e kriminalizuar në Shqipëri.

Ka mesazhe mjaft të forta kjo deklaratë e ambasadorit Donald Lu dhe mesazhet i drejtohen të gjithëve, edhe Ramës, i cili vazhdon të shfaqet si më i vendosuri për këtë reformë. Por Lu e ka një përgjigje tashmë për të gjithë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë përballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje. Të shohim kush është vërtetë në favor të një kompromisi. Ata ose do të mund të gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria dhe nga opozita, ose mund të mbyllen në atë sallë përjetë”, thotë ambasadori amerikan.

Deklarata e plotë

Mendoj se ka një gjë, për të cilën biem dakord: të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me politikanët e Shqipërisë. Sot zoti Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm.

I thashë zotit Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga SHBA dhe tregon se ka thyer zotimin e tij ditën e djelë ndaj ambasadores Nuland. Gjithashtu, sot zoti Rama njoftoi se u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe tha se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që të pranohej nga BE dhe SHBA.

Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë qëndron mbi udhëheqësit shqiptarë.

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë; e sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të gjejnë një zgjidhje, një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme dhe të shohim se kush është me të vërtetë në favor të gjetjes së një kompromisi.

Kjo do të zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita ose mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku përjetë.

Gjysmë ore më parë pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë. Krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar apo politikanët kriminelë. Sot përgjigja është e qartë; të gjithë po e luftojnë. Të enjten, deputetët e Kuvendit kanë mundësi të tregojnë qëndresë për popullin e Shqipërisë që e kërkojnë këtë reformë. Ka ende kohë që zoti Basha dhe zoti Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojnë këtë reformë. Harku i historisë është i gjatë, por ajo anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është; nëse ky Kuvend dhe udhëheqësit politikë do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj.

Etiketa: Ambasada amerikanedeklarate per reformen ne drejtesiDonald Lu

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rita Ora shfaqet më seksi se kurrë

Rita Ora shfaqet më seksi se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

22:50 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –
  • Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com