Lu dhe Vlahutin trokasin në zyrën e Presidentit. Pse? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lu dhe Vlahutin trokasin në zyrën e Presidentit. Pse?

01:13 | 22/02/2017
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Sot pasdite, dy ambasadorët e aleatëve më të mëdhenj, SHBA dhe BE, kanë trokitur te Presidenti i Republikës, zoti Nishani. Presidenti iu ka dhënë audiencë që nga ora 4 pm, rreth gjysmë ore.

Vallë pse këta dy miq trokasin te Presidenti, kur deri më tani as e kanë përfillur këtë zyrë? Kjo është çështja kryesore. Zoti Lu dhe zonja Vlahutin njihen si dy miq të ngushtë të kryeministrit Rama dhe nuk kanë pasur “nevojë” kurrë për Presidentin e Republikës. Hera e parë dhe e fundit, pas letrave kredenciale, zoti Lu trokiti në derën e Presidentit të Republikës ditën, kur hyri në gojën e mediave botërore, për shkak të sulmit publik që i bëri Prokurorit të Republikës. Në atë rast vetë Presidenti dhe kryetari i Kuvendit mbajtën anën e Prokurorit dhe të institucioneve kushtetuese. Ambasadori priti “për nesër” pasdite sa të kthehej kryeministri nga Kosova dhe u ankua te ai.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sot, pas 19 ditësh që nga sulmi mbi Prokurorin e Përgjithshëm, zoti Lu troket përsëri në zyrën e Presidentit. Pse?

Sepse ka ndryshuar gjithçka që nga dita kur zoti Lu ndihej i gjithëfuqishëm kundër prokurorit dhe opozitës. Kryetari i PD-së që udhëheq protestën tha se “asgjë nuk do të jetë siç ka qenë”. Kjo është edhe doktrina e Presidentit Donald Trump. Të gjitha gjërat ndryshuan, për shkak të protestës popullore “të pabesueshme” për ambasadorët. Besoj se kjo është arsyeja që ambasadorët trokasin në derën e Presidentit; të tronditur për të kuptuar çfarë po ndodh? Të dy këta ambasadorë nuk e duan ndryshimin këtu.

Sot, zonja Vlahutin kishte mysafir një nga shefat e saj në BE, reporterin Knut Fleckenstein, i cili me siguri është i pafuqishëm për t’i dhënë rehatinë e duhur. Para së gjithash, se tashmë BE nuk është më i fuqishëm ndaj vendeve të Lindjes; dhe, se një hetim i nisur nga zyrat e Brukselit mbi një aferë korruptive të ambasadores në Tiranë, e mban larg saj reporterin e BE. Ky është shumë i vogël për të mbajtur pesha kaq të mëdha. Në Tiranë kishte ardhur vetëm për t’i bërë qejfin qeverisë.

Qendra e  protestës popullore ndodhet vetëm pak metra larg zyrës së Presidentit; aty ku bashkohen dhe ndahen selia e qeverisë nga selia e Kuvendit. Krerët e këtyre dy institucioneve janë edhe aleatë, edhe armiq të betuar njëkohësisht. Me rastin e protestës popullore që kërkon largimin e qeverisë, kryetari i Kuvendit dhe LSI mund të distancohen nga aleati- PS. Atëherë qeveria bie para se të mbarojë protesta. Kësaj i druhen dy ambasadorët, të cilët me siguri vijnë te Presidenti si të dërguar nga kryeministri Rama. Këta e dinë se Bujar Nishani- President, i përket krahut të djathtë të politikës dhe prandaj kërkojnë të hedhin ura me protestuesit nëpërmjet Presidentit.

Sebepi për të trokitur në derën e Presidentit, me siguri është “Reforma”. Reforma në Drejtësi është përdorur edhe nga qeveria si ligj për të dënuar kundërshtarët dhe për të mbrojtur qeverinë. Jo vetëm nen për nen, por si “Libër i Kuq” në revolucion. Qeveria dhe ambasadorët kanë shpallur armik cilindo që nuk është dakord me reformën… Çfarë reforme është kjo që shpall armiq?! Me siguri ambasadorët i kanë kërkuar Presidentit: “rolin tuaj për të prurë deputetët e PD në komisione”; domethënë, të prishet protesta. Edhe në këtë rast Reforma shërben si “Libër i Kuq”, për të shpërndarë protestën popullore kundër qeverisë.

Ambasadorët Lu dhe Vlahutin janë dy ambasadorë pa “qendër”. I pari, është i dërguar i Presidentit Obama, i cili ka lënë Shtëpinë e Bardhë dhe është vendosur dy milje larg Shtëpisë së Bardhë dhe sipas medias po bën “presidencë paralele” përballë Presidentit Trump. Lu nuk ka njoftuar cilit president i përket, përderisa asnjëherë nuk ka përmendur Presidentin Tump dhe as ka dhënë ndonjë njoftim në emër të tij. Ndërsa zonja Vlahutin përfaqëson BE-në që ndodhet në krizë; por kjo edhe vetë përballon një moment krize, për shkak të një vile të blerë “dyfish i çmimit”- sipas NewEurope. Misioni i tyre është shumë i vështirë në këto rrethana, aq më shumë që sipas të dhënave të dy mbajnë anësi politike në favor të qeverisë. Trokitja te Presidenti mund të shërbejë si qetësim shpirtëror.

/veritas.com.al/

Etiketa: Donald LuKnut FleckensteinLibër i KuqPresidenti Bujar Nishanireforma ne drejtesirevolucionRomana Vlahutin

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Durrës/ Basha: Po varroset arkeologjia

Basha- Fleckenstein: I shpjegova për vendimin e qeverisë teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025
“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

17:30 | 15/12/2025
“Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –

“Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –

17:04 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –
  • “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –
  • U dogj brenda ‘BMW’-së, identifikohet viktima në Llogara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com