• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojërat Olimpike në Rio/ Gjithçka gati për ceremoninë

17:55 | 05/08/2016
në Bota, Sport
0

Ritmet samba janë më shumë sesa të kumbueshme në Rio de Janeiro, teksa flaka olimpike është thuajse gati të hyjë në stadiumin e famshëm të futbollit “Maracana”, për të zyrtarizuar edhe fillimin e Lojërave Olimpike të kësaj vere pasditen e kësaj të premteje.

Në qytetin bregdetar ikonë ekziston një atmosferë e ngjashme me ato të karnavaleve dhe kjo është vënë re që prej së enjtes mbrëma, kur flaka olimpike parakaloi përmes Madureiras, zonës veriore të Rios, e njohur në mbarë botën për shkollat e saj tradicionale të sambas. Këngëtarja veterane Tia Surica u emocionua jashtë mase kur mori flakën olimpike në duart e saj.

“Kam parakaluar në Sambadrome (stadiumi i sambas në Rio) çdo vit. Por kjo ishte një surprizë për mua dhe mbeta e mahnitur. Një ndjenjë që do ta mbaj në kujtesën time përgjatë gjithë jetës”, tha ajo.

Ceremonia e hapjes që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje, do të shihet nga 50 mijë njerëz të pranishëm në stadium, por edhe nga afro 3 miliardë të tjerë anembanë botës përmes televizioneve.

Lojërat e 31-ta Olimpike verore, e të parat e organizuara në Amerikën e Jugut, do të zhvillohen deri më 21 gusht. Organizatorët shpresojnë që fillimi i tyre të mund të shuajë muajt e fundit të publiciteteve negative për Rio de Janeiron, që është trumpetuar qoftë për ujin dhe ajrin e ndotur, madje edhe për të meta në çështjet hidraulike. Ndërkohë që fshatin olimpik, më së shumti e ka shqetësuar virusi “Zika”, për të mos folur për çështjet ekonomike dhe ato presidenciale.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele pritet të mbajë në duart e tij flakën olimpike e ta vendosë atë drejt kusisë, pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore që ka pasur dhe që mund t’i ketë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. 75-vjeçari fitues i tri kampionateve botërore i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në legen gjatë dhjetorit, ndaj dhe e ka të nevojshme mbajtjen e një shkopi për të ecur.

Ndërkohë, atletët e shumtë dhe vizitorët nga mbarë bota po priten në Rio me një “mirëseardhje shumëngjyrëshe”, kjo falë projekteve të shumta dhe të mahnitshme të pikturave të rrugës.

Lexo edhe

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

Etiketa: lojerat olimpikerio brazil

Të Lidhura

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Para
Vajza e Presidentit Obama punon në një restorant

Vajza e Presidentit Obama punon në një restorant

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023
Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

09:43 | 24/03/2023
Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –

09:37 | 24/03/2023
Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –

09:29 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 37-vjeçari (Emri) –
  • Shqiptari ia plas në fytyrë Ramës në Londër: Je hajdut! (VIDEO) –
  • Ky Kristi shumë sensual –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com