Llalla presion ambasadorëve: Më kërkuan arrestime VIP, bisedat i kam të regjistruara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llalla presion ambasadorëve: Më kërkuan arrestime VIP, bisedat i kam të regjistruara

23:13 | 02/02/2017
në Shqiperi
0
Kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate analizes vjetore te institucionit te Kontrollit te Larte te Shtetit.	/r/n/r/nGeneral Prosecutor Adriatik Llalla and American Ambassador in Tirana Donald Lu, during the annual analysis of the institution of the Supreme State Control.

Në kulmin e tensioneve mes Adriatik Llallës dhe ambasadorit Donald Lu, kryeprokurori ka zbardhur edhe një detaj. Sipas tij, disa ambasadorë i kanë kërkuar në zyrë arrestime të disa figurave të rëndësishme të politikës.

Llalla tha në Opinion që nuk mund t’i thoshte emrat, por bisedat janë të regjistruara si pasojë e protokollit. Kryeprokurori u shpreh sot se për këto ndikime ai ka njoftuar Presidentin, tek i cili ambasadorët nuk e kanë pranuar ndërhyrjen. Por, Adriatik Llalla tha se këto biseda i ka të regjistruara.

“Disa ambasadorë më kanë kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend. Ambasadori nuk sjell fakte, nuk është një oficer policie. Për hir të etikës profesionale nuk mund të deklaroj emra. Bëhet fjalë për ministra, ish-ministra dhe të tjerë. Ata nuk mund të sillnin prova, ishin kërkesa mbi bazë opinionesh. Për këto kam njoftuar Presidentin e Republikës i cili ka marrë kontakt me ambasadorët në fjalë duke i shprehur shqetësimin. Një pjesë e tyre nuk e kanë pranuar ndërhyrjen e tyre. Por, Prokuroria e Përgjithshme mban të regjistruara çdo takim të Kryeprokurorit” – tha  Llalla në Opinion.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Llalla shkoi më tej duke akuzuar ambasadorin Lu se ka ndërhyrë për të mbyller çështjen e Bankers Petroleum.

“Një biznesmen i njohur më tha ta mbyllja hetimin për dëmet e shkaktuara nga Bankers, sepse ngjarja ishte aksidentale. Nëse nuk e bëja një gjë të tillë, biznesmeni më tha që në zyrë do më vinte ambasadori amerikan. Të nesërmen më erdhi çuditërisht Donald Lu që më kërkoi të mbyllja hetimet nën pretekstin se largohen investitorët” – tha Llalla, i cili ritheksoi se këto takime janë të dokumentuara dhe regjistruara.

Llalla në kundërsulm: Lu dhe Vllahutin caktuan ish-sigurimsa në krye të Reformës

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar mbrëmjen e së enjtes akuzat e shkëmbyera mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

“Më njoftuan në mënyrë të papritur se ambasadori Lu më ka akuzuar. Në zyrën time është krejt normale që të diskutohet. Me ambasadorin kemi pasur diskutime për mënyrën sesi do të pozicionohej institucioni i Prokurorisë pas reformës” – tha Llalla.

Ai tha që Lu i bëri deklaratat pa praninë e tij. “Duhet të jemi të qartë që ambasadorët nuk janë guvernatorë. Nuk mund të shtiret sikur është drejtues i këtij shteti” – shtoi Prokurori i Përgjithshëm në Opinion.

Sipas kryeprokurorit, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë zgjedhur në krye të reformës individë që kanë punuar në ish-Sigurimin e Shtetit.

“I kam emrat, por ata janë publikë” – tha Llalla duke refuzuar t’i konkretizojë akuzat e tij.

Ditën e sotme, Ambasadori Donald Lu hodhi akuza të rënda mbi kryeprokurorin dhe organin e akuzës. Më herët, ambasada e SHBA-së u pati refuzuar vizat amerikane punonjësve të njohur në sistemin e drejtësisë, midis tyre vetë Adriatik Llallës.

“Nëse ne nuk jemi syshqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje. Kryeprokurori Llalla ka qenë për 18 muaj kundër reformës në Drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI që është jetik për veting-un” – tha ndër të tjera ambasadori Lu.

/javanews.al/

Etiketa: Adriatik llallaambasadoretarrestime VIPBankers PetroleumDonald LuOpinionProkurori i PërgjithshëmRomana Vllahutin

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri pas 73 vitesh

Fshesa greke në Kakavijë, hakmarrje për flamurin shqiptar në Çamëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com