Një krim i tmerrshëm ka ndodhur sot në një familje të Elbasanit.
67-vjeçarja Hije Zenelhoxha është mbytur me duar nga biri i saj, Ardit Zenelhoxha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit, në lagjen “Çlirimi”.
Sipas policisë, 30-vjeçari është vënë nën pranga dhe ndodhet në komisariat.
Ende nuk ka detaje të shumta për tragjedinës, sepse vrasësi është në gjendje të rënduar psiqike.