Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Liverpuli fiton dhe vazhdon i qetë drejt titullit/ Ja rezultatet në Premier Ligë (Film)

Nga Klodiana 0

Janë mbyllur në këto momente 6 ndeshjet e Premier Ligë, të vlefshme për xhiron e 25-të në këtë kampionat.

Liverpuli nuk di të ndalet, teksa ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Sauthemptonin në shtëpi, duke vazhduar kështu rrugën e qetë drejt titullit kampion, i cili duket më afër se kurrë këtë sezon. Serinë e golave për ekipin e Kontes e hapi Çamberlein, i cili realizoi në minutën e 47’, me një gjuajte të bukur nga larg.

Në minutën e 60’, ishte Henderson që realizoi golin e dytë, për të vazhduar me pas me dopietën e Salah në minutat 72’ dhe 90’. Me këtë fitore Liverpuli shkon në kuotën e 73 pikëve, 18 pikë më shumë se Siti i cili është ndjekësi më i afërt.wolcot

Ndërkohë një fitore spektakolare ka marrë Evertoni, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-3 Uatfordin me përmbysje. Ndeshja nisi keq për të besuarit e Ançelotit që e panë veten në disavantazhin e dy golave, me Masinën dhe Pereirën që realizuan për vendasit.

Megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe Jerri Mina realizoi dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë për Evertonin.

Gjërat u përkeqësuan për këta të fundit, teksa në minutën e 71’ Delf u ndëshkua me të kuq. Megjithatë ekipi i Ançelotit mblodhi forcat dhe në minutën e 90’ ia doli të shënojë golin e fitores me Uolkot.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Bërnmuthi mposhti Aston Vilën 2-1, Kristal Palasi u mposht 0-1 nga Shefilldi, Njukastëlli barazoi 0-0 e Noruiçin dhe Uest Hemi barazoi 3-3 me Brajtonin.

TABE

/Panoramasport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej