Në sfidën e radhës të Premier Ligës, Liverpuli i Jurgen Klopp duket se kishte hyrë me mendjen tek takimi i mesjavës ndaj Romës për Ligën e Kampionëve.
Vendasit dominuan gjatë gjithë kohës takimin, por volumi i lojës dhe rastet e krijuara nuk u konkretizuan në gol.
Të mërkurën, Liverpul do të udhëtojë drejt Romës me synimin për të mbrojtur rezultatin 5-2 të takimit të parë. “Verdhekuqëve” italianë u duhet një tjetër mrekulli e ngjashme si ajo e arritur kundër Barcelonës dhe kuotohen shumë lartë nga pikat e basteve për një kalim në finale, por…në futboll kurrë mos thuaj kurrë.