Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Listat e hapura/ Të kesh dy b…, një ta mbash dhe një ta çash

Nga 27-shi 0

Kur dëgjoje Rudina Hajdarin që përdëllohej me 133 fjalët e saj, pasi për listat e hapura jepnin jetën 85 për qind e shqiptarëve, të vinte ndër mend ajo shprehja e mirënjohur popullore: “Kësaj i thonë të kesh dy b…, një ta mbash dhe një ta çash”.

Nuk po i shtojmë këtu argumentet stoike të Edmond Stojkut apo bllokimin e foltores së Kuvendit nga opoziraqët, pasi kishin votuar me të dyja duart ligjet e Edi Ramës.

Rilindasit i “kënaqën” deputetët e kërpëratës. U thanë 1/3 e kreut të listave i ka kryetari, pjesën tjetër populli. Pra, fjala vjen 10 vendet e para në Tiranë i cakton Edi Rama, për ça mbetet le të lodrojë Rudina që do na dalë në televizor me numrin e saj të vizatuar në gjoks si pioniere e Rilindjes.

Kuptohet që te pjesa fundore e listës, ku qenë pellazgu, Nimeti i Ruçit, gruari me uiski e ca të tjerë, do të jetë beteja e kulluar për fitoren e demokracisë që u propagandua aq shumë nga aktivisti i palodhur, Endri Shabani.

Ky është një tjetër shërbim i vyer për mamuthin Rama, i cili ka luajtur me kundërshtarët e tij vetëm një rol, atë të mullixhiut që flinte me gratë e botës për inat të vjehrrës.

Se për pak të del dhe nga mendja; edhe pragun që Myslymi e donte 2 për qind, do e përcaktojë lala drejt e në Kod. Pra, i hyn në qese 2, e lë 2, por nëse llogaritë i dalin 5, e lë 5, prandaj t’i bëjmë turshi opoziraqët e sotëm të Kuvendit.

Një vërrë në ujë bënë me rrëmujën e listave, përveçse do ngrenë kartonat si bq lulishtesh për heqjen e koalicioneve.

Por, një pyetjeje duhet t’i përgjigjen këta farë ligjvënësish dallkaukë: Si dashnorë të listave të hapura quhen akoma të virgjër, vetëm me dy gisht të çelura?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej