Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u janë hequr vizat nga Ambasada Amerikane pak ditë më parë.
Ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana, gjyqtari Artan Broci dhe gjyqtari Shkëlzen Selimi.
Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hadjarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj.
Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij; shefja e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj, prokurorit Dritan Gina.
Por ndërkohë, burime konfidenciale shtojnë si persona të padëshiruar që u refuzohet viza edhe shefin e Task Forcës në Shkodër, Saimir Bahiti, prokuroren Elfrida Bregova dhe kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.
Lista e Zezë:
Vitore Tusha
Besnik Imeraj
Gani Dizdari
Mirela Fana
Artan Broci
Shkëlzen Selimi
Adriatik Llalla
Rovena Gashi
Dritan Gina
Artan Lazaj
Saimir Bahiti
Elfrida Agolli
Petrit Fusha
/tch/