Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka akuzuar Ramën pas publikumit të listës me 100 emra të zyrtarëve të korruptuar.
Përmes një postimi të publikuar në Facebook, Vasili i bën thirrje krtyeministrit të punojë, pasi sipas tij Rama po ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë.
“Kryeministër damlla” që bën vetëm llogje pazari e fletë rrufe, e cilëson Petrit Vasili kreun e qeverisë.
“Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë”, ka shkruar Vasili.