Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Në muajin qeshor Gjykata e Tranës vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi Rroshi po hetohej për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe vulave”në formularin e dekriminalizimit.
Tanimë Gjykata e Lartë ka ndryshuar këtë masë sigurie, duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje për kryebashkiakun e Kavajës .
Elvis Rroshit do t’i duhet që të hënën e parë të çdo muaji të paraqitet në prokurorinë e Tiranë.