Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit të Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha. Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat ka thënë se lirimi i Hoxhës është bërë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, për të mbrojtur të vëllain e tij, Olsi Rama.
“Lirimi i një krimineli është i papranueshëm, shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar para kohe. Rama liroi Ermal Hoxhën për të mbrojtur Olsi Ramën. Kushtet u parapërgatitën 1 vite më parë, kur bandës iu ul dënimi në mënyrë drastike. Kjo është thikë pas shpine për partnerët tanë ndërkombëtarë. Kështu i japin kohë për t’u arratisur Genti Xhixhës”, tha Ervin Salianji.