Lidhur me lirimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka reaguar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Objektivat tona kërkojnë dinamikë të madhe pune. Duhet një lidership i ri në polici, me energji të reja. Puna e Policisë është e orientuar drejt rezultateve konkrete”, shprehet ministri Xhafaj.
Gjithashtu mësohet se pas largimit të Çakos pritet të lëvizin disa drejtorë të policisë në qarqe.