Leo Messi ka marrë për të katërtën herë Këpucën e artë si golashënuesi më i mirë i sezonit 2016-2017.
Messi dominon renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, me 12 gola. Nëse e fiton “Këpucën e Artë” përsëri, ai do të jetë i barabartë si “Pichichis” me Di Stefano, Quini dhe Hugo Sanchez. Leo arrin shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez, si fitues i këtij çmimi. Uruguajani triumfoi në edicionin 2015-2016 me 40 gola (80 pikë).
Messi, nga ana tjetër, barazohet me Cristiano Ronaldon në këtë renditje, me katër trofe. Argjentinasi i mori “Këpucat e Arta” në sezonet 2009-2010 (34 gola), 2011-2012 (50 gola, rekord) dhe 2012-2013 (46 gola). Argjentinasi u shoqërua në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Antonela, dhe djali Tiago. Nuk munguan as disa shokë të tjerë skuadre, si Iniesta, Luis Suarez dhe Busquets. Gjithashtu, i pranishëm qe edhe presidenti Josep Maria Bartomeu. Vetë ylli i skuadrës katalanase, duke folur në këtë ceremonji, tha: “Është një çmim për të gjithë. Gjithmonë kam thënë se çmimet individuale vijnë nga dora e kolektivit. Pa shokët e mi nuk do t’i kisha shënuar golat”.
http://telesport.al/leo-messi-merr-kepucen-e-arte-per-te-katert/