Një rast i katërt i lisë është identifikuar nga autoritetet italiane në Toskanë. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar që jeton në qytetin e Arezzo-s dhe është kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie. Pacienti u kthye nga jashtë më 15 maj. Ai u diagnostikua pesë ditë më vonë, më 20 maj. Gjendja e tij nuk konsiderohet shqetësuese. Autoritetet njoftuan dhe monitoruan të gjithë personat me të cilët 32-vjeçari ka rënë në kontakt, siç parashikohet nga protokollet shëndetësore.
Virusi i lisë së majmunit tani ka arritur në Skoci, thanë të hënën autoritetet shëndetësore të vendit, pasi u konfirmua rasti i parë.
Nuk janë dhënë detaje mbi identitetin e pacientit – i cili besohet të jetë i 21 -ti në shpërthimin epidemik në rritje në Mbretërinë e Bashkuar. Krerët e shërbimeve shëndetësore do të njoftojnë edhe më shumë raste gjatë ditës së sotme, pasi paralajmëruan se “më e keqja ende nuk kishte ardhur”