Pas shumë diskutimeve mbi ligjin e importit të mbetjeve, opozita vendosi të largohet nga salla e Kuvendit.
Bojkotin e seancës plenare, deputeti i opozitës, Edmond Spaho e quajti shenjë proteste për mos reflektimin e qëndrimit të deputetëve të maxhorancës ndaj ligjit të importit të mbetjeve dhe faktit që maxhoranca nuk solli dekretin e presidentit për ta votuar.