Ligji i ri për pedagogët: Gjoba deri në 30 mln lekë dhe largim nga puna

Duhet të lëçisni

Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet i shpalluri në kërkim

Policia ka arrestuar një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për prostitucion. Mësohet se Enea Sinanit, i janë vënë prangat pasi Gjykata e Apelit...

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si “eskobari” shqiptar

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si "eskobari" shqiptar. Raportohet se SPAK kërkon zyrtarisht  të pushohet çështja për Met Kananin. Ai...

OBSH paralajmëron për një valë të re të Covid-19 në Afrikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të re të koronavirusit në Afrikë. Autoritetet bëjnë me dije se vonesa me furnizimet e vaksinave dhe...

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, zbardhen emrat e socialistëve dhe opozitarëve që janë pjesë e kësaj nisme

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Raportohet se pak çaste më parë...
Ministrja e Arsimit e shkarkuar nga Rama, Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e pedagogëve.

Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë.

Ky draft që do dorëzohet në Parlament, parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore, raporton TCH.

Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar:

1- Plagjiatura;
2- Falsifikimi;
3- Fabrikimi;
4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.

Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen?

Neni 31 i projektligjit parashikon që për këto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke (30 milione leke te vjetra) si dhe heqjen e grades shkencore si edhe ndërprerjen e kontrate se punës.

Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit, shkruan Opinion.

Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë?

Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.

Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshilli i etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.

Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim. Nuk dihet nëse protesta e paralajmëruar që të nisë më 7 janar nga studentet do ta përshpejtojnë këtë projektligj, por sanksionet e vendosura duket se do e tresin shumë shpejt sherbetin e bakllavasë te konsumuar, në festen e nderimit te viteve nga të ashtuquajtur kopjacë të punimeve shkencore.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Shfrytëzoi për prostitucion 15-vjeçaren, arrestohet i shpalluri në kërkim

Policia ka arrestuar një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për prostitucion. Mësohet se Enea Sinanit, i janë vënë prangat pasi Gjykata e Apelit...

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si “eskobari” shqiptar

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, i cilësuar si "eskobari" shqiptar. Raportohet se SPAK kërkon zyrtarisht  të pushohet çështja për Met Kananin. Ai...

OBSH paralajmëron për një valë të re të Covid-19 në Afrikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të re të koronavirusit në Afrikë. Autoritetet bëjnë me dije se vonesa me furnizimet e vaksinave dhe...

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, zbardhen emrat e socialistëve dhe opozitarëve që janë pjesë e kësaj nisme

Zbardhen emrat e plotë që do të jenë pjesë e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Raportohet se pak çaste më parë...

Gjykata Administrative jep vendimin: Kopshti Botanik i mbetet Universitetit, rrëzohet VKM që ia kalonte në pronësi Bashkisë

Gjykata Administrative ka dhënë vendimin pro Universitetit, në lidhje me Kopshtin Botanik. Është rrëzuar kësisoj VKM për kalimin e Kopshtit Botanik tek Bashkia e Tiranë. Vendimi...