Një kabull elektrik ka shkaktuar panik tek banorët pasi ka shpërthyer në flakë.
Banorët e lagjes “Besëlidhja” deklaruan se janë çdo ditë të rrezikuar nga kjo situatë pasi rrjeti elektrik është i amortizuar. Shpërthimi i kabullit elektrik ka lënë pa energji dhjetëra familje dhe shkollat në këtë zonë.
Punonjësit e OSHEE nisën punën për riparimin e defektit, duke bërë të ditur se energjia do të rikthehet në një kohë shumë të shpejtë.