Policia e Lezhës ka arrestuar 22 vjeçarin Altin Halilaj, pasi dyshohej për shitje armësh.
Policia ka sekuestruar armën që 22 vjeçari kishte shitur, një armë zjarri pushkë me 5 fishekë. Ndërsa ditën e sotme, i është gjetur në flagrancë një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike marijuanë.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.