Në kuadër të operacionit të koduar “Acari”, policia e Lezhës ka sekuestruar 22 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 3 persona.
Të arrestuarit janë: Fatmir Gjoka, 30 vjeç, banues në Rreshen; Alfons Gjoka, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe Preng Pjetri, 39 vjeç, banues në Mirditë.
Këta tre shtetas, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Pllanë, u kapën në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E, ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin e tyre.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.