Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 73 vjeçar.
Mësohet se mëngjesin e sotëm i moshuari është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre në momentin që ishte duke kaluar superstradën.
I plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka, 73 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje rëndë shëndetësore.