Lezha është tronditur pas mesnatës nga shpërthimi me tritol në banesën e një polici. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnatës dhe fatmirësisht nuk janë shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve, mësohet se në fshatin Manati të Lezhës, tritoli është vendosur në banesën e policit Zef Kola. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje ka nisur punën për verifikimin e rastit.