Policia e Lezhës, ka arrestuar ditën e sotme Danjan Ndoka, nipi i Arben Ndokës. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i policisë Lezhë, Bledar Çeliku në një konferenë për mediat.
Danjan Ndoka rezultonte i shpallur në kërkim për plagosjen ditën e zgjedhjeve të aktivistit i LSI-së, në Shëngjin, ndërsa mbi të rëndojnë edhe akuza të tjera ” Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.