Sipas “Sport” Barcelona dhe Robert Lewandowski kanë arritur marrëveshjen paraprake mes tyre, që sulmuesi polak të vihet nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ri.
Kontrata aktuale e sulmuesit polak me skuadrën bavareze përfundon në vitin 2023 dhe klubi katalanas është i gatshëm t’i ofrojë gjermanëve rreth 60 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin e tyre.
Barcelona dhe Lewandowski kanë arritur një marrëveshje në parim për sa i përket zgjatjes së kontratës dhe pagës së lojtarit.