“Lëvizja Mjaft!” ka prezantuar ditën e sotme projektin rajonal “Action See” (Llogaridhënia, Teknologjia dhe Rrjeti i Hapjes Institucionale në Europën Juglindore).
Projekti u prezantua nga Drejtori Ekzekutiv Aldo Merkoçi dhe u diskutua nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.
“Action See” është hartuar nga eksperienca e përbshkët e organizatave të rajonit(Serbi,Maqedoni,Kosovë,Mali i Zi,Bosnje Hercekovinë dhe Shqiperi) në implementimin e disa programeve të ngjashme mbi transparencen dhe llogaridhenien.
Qëllimi i ktij projekti është rritja e përfshirjes së Shoqerisë Civile dhe Organizatave Mediatike në krijimin e opinionit publik, politikave qeveritare dhe pjesemarrje në mekanizmat vendim-marrese,gjithashtu dhe rritja e kapaciteteve të Shoqerisë Civile në ndertimin e elektorati të përgjegjshëm (constituencies) dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme.
Projekti do të zgjasë 3 vjet dhe do të përfshijë kontributin e disa aktorëve.