Letra tronditëse e gruas: Kam frikë, burri do më vrasë…s’dua ta pësoj si Fildezi

Duhet të lëçisni

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

 

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, një tjetër grua e cila në heshtje vuan dhunën në familje, kërcënimet nga bashkëshorti.Merita Brama, i është drejtuar Nismës Thurje për ndihmë, e cila në faqen e saj të Facebook, ka publikuar mesazhin tronditës të gruas e cila ka frikë për jetën, se mund ta pësojë njësoj si gjyqtarja Fildezi. Ajo ka publikuar edhe foton e ish-bashkëshortit, i cili e kërcënon se do ta vrasë. Gruaja tregon se si disa kohë më parë është dhunuar barbarisht me levë në rrugë nga ish-burri dhe Prokuroria e Policia nuk lëvizin gishtin për t’i dhënë urdhër mbrojtje.

Nga Merita Brama

Nisma përshëndetje. Quhem Merita Brama dhe dua ti bëj nëpërmjet jush një apel gjithë strukturave të shtetit dhe shoqërise sepse jam e rrezikuar për jetën, unë dhe fëmijët e mi.

Unë jam ndarë nga im shoq në maj sepse ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta duroja më. Mbas vitesh dhune e vendosa dhe u largova me fëmijët. Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë. Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda ti shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallzimin por ju desh 1 muaj e gjysëm që ta shpallnin personin në kërkim. Ndërkohë ai fshihet te të afërmit e tij dhe me con kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua dhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildesi që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë. Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgje. Askush nuk na i vë veshin dhe ndaj ju drejtuam ju që ndoshta duke e bërë publike, shumë njerëz solidarizohen dhe shteti reagon e na mbron. Ky në foto është ish burri im, Agim Isuf Doçi, njeriu që do të na vrasë. I cili eshtë betuar se nëse nuk na vret, nuk gjen paqe.

Ju lutem na ndihmoni!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidaturat e tre gjyqtarëve për dy vakancat e përkohshme në GJK. U është ndaluar kandidimi Aldona Sylaj,...