Letër e hapun për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër e hapun për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

14:04 | 03/02/2016
në Opinion
0

Nga: Sami Repishti

Zonja dhe Zotënij, Quhem Sami Repishti, qytetar i lirë i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, me origjinë shqiptare, për të cilën jam kryenalt. Jam arratisë nga Shqipëria në gusht 1959 (mbas nji burgimi dhjetëvjeçar) për papajtushmeni me parimet dhe praktikën e qeverisë së ish-Partisë së Punës së Shqipërisë.

U detyrova të largohem nga atdheu, por ruejta dhe ushqeva dashuninë për “Nanën Shqipëri”, të dhanun nga dy prindët e mi që paguen çmimin ma të naltë: baba im ra viktimë e terrorit fashist italian, dhe nana e ime u dërmue në kampin famëkeq komunist të Tepelenës, së bashku me motrën e vëllaun akoma të parritun. Por Shqipëria, viktimë e tri diktaturave të shekullit 20, mbetet gjithëherë “vendi i shenjtë” për mue.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

 

Ashtë me këtë frymë që mora inisiativën me ju drejtue sot anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e me shfaqë shqetë- simin tim të pakufishëm për nji zhvillim sa të papritun, aq edhe të pafalshëm. Në emisionin shqip të Zërit të Amerikës (VoA) të datës 25 janar 2016, ndigjova shprehjet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në lidhje me shqetë- simin e tij rreth nji orientimi të mundshëm, dhe thellë- sisht të gabuem të mbylljes me kyç nga organet e “drejtësisë” shqiptare të dosjeve dhe çështjeve të ndryshme… “Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vjet që mbeten pa u hapur dhe pa gjykuar.

 

Ligji për hapjen e dosjeve, ndonëse dhe i paplotë, ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund të jetë, dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit”. Ai shtoi se “… hetimi dhe dënimi i krimeve të komunizmit janë të lidhura me sigurinë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik”.

 

Presidenti Nishani foli edhe “për provokacione të papranueshme”: “E quaj të papranueshme, -deklaroi ai, … tendencën e një neni të tillë nga të ashtuquajturit ekspertë në Drejtësi për të vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë një nen që ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit.

 

Nga kjo trevë dhe tokë martirësh, u bëj thirrje deputetëve të përgjegjshëm të Kuvendit të Shqipërisë të refuzojnë mbështetjen dhe miratimin e një neni të tillë në Kushtetutën e Shqipërisë”. E pabesueshme! Sinqerisht e pabesueshme! Kush ka frikë nga hetimi, zbulimi dhe dënimi i krimeve komuniste në Shqipëri? Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të vitit 1992, kur kryetari i Kuvendit kërkoi nga deputetët të ngrihen për nji minutë heshtje në shenj respekti për viktimat e shumta të komunizmit në Shqipëri, asnji deputet socialist nuk u ngrit në kambë.

 

Imazhi i kësaj skene sa primitive, aq edhe ofenduese, nuk më hiqet asnjiherë nga mendja. Në vitin 1996, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi Rezolutën Nr.1096: “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare-komuniste”. Kjo “Rezolutë” në Shqipëri as që u publikue fare, dhe mediat tona të asaj kohe nuk e panë të arsyeshme me e botue.

 

Në vitin 2006, përsëri, u aprovue nga Këshilli i Europës Rezoluta Nr.1481: “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare-komuniste”. Në lidhje me këtë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi: “Rezolutën për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”. Deputetët socialistë dolën nga salla pa votue(!) Në vitin 2010, nji delegacion i OKB-së kërkoi nga Shqipëria të dënonte krimet e komunizmit në Shqipëri.

 

Lajmin nuk e dha asnji burim informimi shqiptar. Më 14 dhetor 2010, u paraqit nji kërkesë për nji Gjykatë Ndërkombëtare për dënimin e krimeve komuniste nga ish-vendet komuniste. Vetëm Shqipëria nuk firmoi “kërkesën”. Shqipëria ashtë me të vërtetë “vendi i çudirave!” Edhe data “23 gusht” e caktueme me Rezolutë të Parlamentit Europian si Dita e Përkujtimit të Viktimave të Deportimeve, Masakrave -akte të cilësueme si “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”- shkon e vjen çdo vit pa asnji ceremoni përkujtimore me karakter zyrtar.

 

Viktimat e vdekuna mbajnë heshtjen e përjetshme, ndërsa viktimat që akoma gjallojnë nga vuejtjet e mëdha kanë humbë aftësinë e tyne të shprehjes, të denoncimit, e dënimit të krimit e të kriminelit….!

 

Kumbona e alarmit në Koplik të Malësisë së Madhe, që u dha nga Presidenti i Republikës –simbolikisht në përkujtimin e 71-vjetorit të “kryengritjes së Malësisë së Madhe”- ashtë jashtëzakonisht shqetësuese! Njohja dhe demaskimi i krimeve të kryeme, dhe paralelisht me ata edhe respekti për viktimat e pafajshme të këtyne krimeve, janë dy aspekte të së njëjtës monedhë: natyra dhe pesha e përgjegjësisë sonë, si dëshmitarë të kësaj tragjedie thellësisht njerëzore dhe rranjësisht kombëtare, ashte nji problem ekzistencial për të gjithë njerëzimin e ndershëm, problem që ka karakter politik e personaldhe fetar për ata që besojnë! Këtu kemi të bajmë me “…një terrorizëm shtetror të markës shqiptare”(B. Shehu) Pavarësisht nga përpjekjet e “propagandistëve” të pakurueshëm, që nuk pranojnë këtë fakt të qartë si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me dëshmue rrjedhimet shkatërruese të atij regjimi gjakatar që përjetojmë edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arrijtë në pikën ku mund të cilësohen si “krime kundër njerë- zimit” të dënueshme nga legjislacioni ndërkombëtar.

 

Këto përpjekje të “propagandistëve” nuk kanë qëllim tjetër veçse me largue vëmendjen e popullsisë shqiptare nga e kaluemja, sa ma gjatë që të jetë e mundun… deri sa t’i mbulojë harresa. Me nji zhvillim të këtill ndërgjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundësohet integrimi i jonë në Botën e Lirë, si qytetarë të lirë, që na synojmë. Ky zhvillim duhet të shërbejë dhe për zbulimin e nji aspekti të vendit tonë, në nji kohë të caktueme…!

 

Si ashtë e mundun që i kemi lejue vetes, si shoqëni shqiptare, me zbritë kaq poshtë? Si ashtë e mundun që politika e vendit tonë ashtë degjenerue deri në nji shkallë, sa të pranojë “propozime” të këtilla? Si ashtë e mundun që rinia shqiptare, sidomos ajo e shkollueme mbrenda dhe jashtë vendit, nuk ka gjetë akoma forcën e nevojshme me veprue kundër nji atmosfere ku e keqja nuk dënohet, ashtu si e meriton?

 

Shkalla e pafytyrësisë që karakterizon “tendencën” me përfshi në Kushtetutën e Shqipërisë nji “nen”… “që ndalon njëherë e përgjithmonë hetimin e krimeve të komunizmit” kalon çdo kufi moral dhe ligjor. E para, kush ashtë ai ose ajo që ka të drejtën me “falë fajin” e kryem nga kushdo qoftë, kur ai ose ajo nuk ka qenë viktimë e krimit komunist?

 

Kush ashtë ai ose ajo që ka autoritetin moral me falë e me vendosë në emën të mijëra të pushkatuemve në gjyqe false ose pa gjyq fare, në emën të ma shumë se 26.000 të burgosunve politikë; në emën të ma shumë se 50.000 pleqve, grave e fëmijëve të dëbuem e të internuem për 45 vjet me rradhë në zonat ma të vështira të vendit, ku u mbyllën fëmijtë e fëmijëve të qoftë ish-personaliteteve politike kundërshtare të regjimit komunist, qoftë ata të arratisunve të thjeshtë, e qytetarë të pafajshëm?

 

Me “falë fajin” pa marrë parasysh qindëra-mijëra qytetarë të “Republikës” të shpronsuem, të rij e të reja me arsim të mohuem, ish-pronarë me banesa të sekuestrueme arbitrarisht… dhe nji popullsi e tanë që jetoi dekada të gjata me bukë të racionueme e mungesa ushqimore të përditshme, kufoma lëvizëse në sheshet e qytetit dhe rrugët e fshatit, të frikësuem deri në palc nga kërcënimet e pandërpreme të “Nanës Parti” dhe të legjoneve famëkeqe të Sigurimit të Shtetit?

 

E dyta, si ashtë e mundun që nji “nen i Kushtetutës” të aprovohet në nji sistem ku Kushtetuta ashtë ligji themeltar i vendit, dhe esenca e këtij ligji ashtë mbrojtja e jetës dhe lirisë së qytetarëve? Me nji fjalë, të mohohet e drejta e qytetarit të lirë me hetue, me u ankue, me denoncue krimin, e me kërkue drejtësi nga organet shtetnore për krimin e kryem? Nji tendencë e këtill ashtë absurde në formën e saj dhe perverse në substancë!

 

***

 

Zhvillimi i ngjarjeve në “kampin socialist” mbas L2B ka vërtetue se me qenë nji ish-i persekutuem nuk do të thotë garanci se nuk do të persekutosh të tjerët. Shumë nga udhëheqsit komunistë ndërkombëtarë kanë kalue nëpër persekutime, dhe me “fitoren” e tyne kanë persekutue të tjerët me dhunë, kanë mbushë burgjet, e kanë vendosë regjimin e terrorit.

 

Nji klasë e re e privilegjueme ka ardhë në fuqi dhe ashtë mbajtë me dhunë …por ka dështue në krijimin e nji shoqënie të re që trajton të gjithë qytetarët me dinjitet, tue mbjellë kështu farën e vetëshkatërrimit! Koncepti “diktaturë ma parë, nevojat jetësore ma vonë” ashtë nji koncept që korrupton natyrën e njeriut. “Nostalgjikët” në çdo vend ish-komunist, sot të pasunuem arbitrarisht, do të vazhdojnë me mbajte nji gjendje të tensionueme me konflikte, padrejtësi, korrupsion e mjerim… dhe mundësisht me diktatorë të rij!

 

Dhe kjo mjafton që vendi i jonë të mos ngrihet kurrë në kambë me nji shoqëni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqëni e njerëzishme, tolerante, e përmbi të gjitha, jo e dhunshme: “qytetarin” pjesëmarrës e “qytetarinë”! Koncepti i qytetarit përmban pjesëmarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesëmarrja ashtë pengesa kryesore në luftën kundër diktaturës dhe ideologjive totalitare.

 

Pjesëmarrja koshiente lufton sundimtarët e këqij dhe shërbëtorët e tyne me pagesë, lufton atmosferën ku ata mashtrojnë veten, dhe nuk lejon përsëritjen e së kaluemes. Nëse e kaluemja kishte në esencë nji element tragjik, përsëritja e saj tek ne do të ishte vetëm nji komedi fatale! Mbetet vetëm shpresa! A mund të na vjedhin “shpresën” e na të rrijmë indiferentë? – shkruente nji mendje e ndritun këto kohët e fundit.

 

E vazhdon: “A mundet të na mashtrojnë dhe të mos shqetësohemi? Si do të dalim nga kjo gjendje? …Si do të zhdukim anormalitetin e politikës? Si t’u kthejmë njerëzve shpresën për të ardhmen? Unë mendoj se tani ka ardhë koha që të bëhet një përpjekje e re me sjellë ndryshimin…”(A. Starova) Ky ashtë ndërgjegjësimi, hapi i parë i zgjidhjes.

 

Njeriu duhet të jetë koshient dhe i bindun për drejtësinë e kauzës që mbron, para se të aktivizohet… që ashtë hapi i dytë. Paralajmërimi i Presidentit të Republikës ashtë shumë shqetësues! Po të vërtetohej, kjo “andërr e keqe” do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës antikomuniste.

 

Edhe të vdekunit, nga varri do të protestojshin këtë padrejtësi monumentale. Tashti, ajo që mbetet nga sulmi pro-komunist ashtë kërkesa për riarrestimin tonë, të gjithë neve, “për fajet e së kaluemes”.…e të mbushen burgjet përsëri….me viktimat e së djeshmes tragjike! Jetojmë në botën e absurdit? Me të vërtetë jemi jashtë aftësisë sonë me perceptue nji monstruozitet të këtill!

 

Sinqerisht i juaji,

Sami Repishti, Ph.D.

Pedagog në pension Ish-i burgosun politik (1946-56)

Aktivist për të drejtat e njeriut

Botuar në: Panorama.al

Etiketa: dosjet e krimeve te komunizmitligji i hapjes se dosjeveSami RepishtiSigurimi i Shtetit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Si i kurseu kjo nuse 10 mijë paund për dasmën e saj

Si i kurseu kjo nuse 10 mijë paund për dasmën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –

18:45 | 24/12/2025
Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

18:27 | 24/12/2025
Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –

18:15 | 24/12/2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –

17:59 | 24/12/2025
Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –

17:47 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –
  • Kapet në Angli fieraku i kërkuar, arrestim në shtëpi bari dhe ekstradim drejt Shqipërisë –
  • SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian –
  • Vala e falimentimeve në Gjermani! Cilat biznese preken më shumë? –
  • Bllokohet rruga që lidh Kosovën me Serbinë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dy drejtorë të One Albania arrestohen për drogë (Emrat) –
  • Aksident shumëfishtë në autostradën Tiranë–Durrës, përplasen 6 makina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com