Lenifisherat e Strasburgut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lenifisherat e Strasburgut

06:17 | 01/03/2019
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Natën e 26 majit 1996, rreth gjysëm ore, bashkë me disa kolegë të tjerë, i kalova në zyrën elektorale të kandidatit të partisë në pushtet. Të gjithë e dinim se zgjedhjet i kishte marrë lumi dhe biseda ishte “korr e mos lidh”. Në kohën kur po bëheshim gati të ngriheshim dera u hap me vërvimë. Një burrë tek të dyzetat shkarkoi nga qafa kutinë e votimit që e mbante si një dele dhe ia përplasi deputetit gjithë teatralitet në tavolinë: “Merre dhe Mashkullorën”, tha Strazua gjithë krenari.Të gjithë u lebetitëm. Dikush i tha se duhet ta çonte në komisionin zgjedhor. Strazua u ndje i fyer: “Me ju nuk luftohen komunistët…”, përplasi derën dhe iku, bashkë me kutinë. Dolëm dhe ne gazetarët. Ndoqëm Strazon dhe kutinë. Në selinë e prefekturës, ku ishte vendosur dhe komisioni i zgjedhjeve, televizioni ishte ngritur në kupë të qiellit. Folësja proklamonte fitoren e PD edhe në Skrapar me të njëjtin pathos të Levitanit, spikerit legjendar të radio Moskës, kur shpalli fitoren e Stalingradit. Komisioni i zgjedhjeve zhvillonte mbledhje me dyer të mbyllura. Askush s’mund të hynte. Për ne gazetarët as që bëhej fjalë. Tek dera priste dhe një familjar i kandidatit tjetër të partisë në pushtet. Ishte e revoltuar me ata që ishin brenda.

“Të gjithë po marrin mandatin, përse nuk ia jepni dhe burrit tim?”, i tundte gishtin kërcënues prefektit që kaloi andej pari. Prefekti u tregua i sinqertë: “Rasti i burrit tënd është specifik. Kandidoi në Dropull dhe askush nuk do e besojë se minoriteti grek ka votuar një muslyman”, ju përgjigj.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Një javë më pas isha në Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve jepnin konferencë shtypi një grup eurodeputetësh. Në krye të tyre ishte dikush që quhej Leni, Leni; Leni Fisher më duket. Pa ju dridhur qerpiku, pa u skuqur fare, i shpallën zgjedhjet e 26 majit “të lira dhe të ndershme”. E kisha të pamundur t’i besoja. Pak ditë më parë kisha parë Strazon. Labçja e Strazos ishte shumë më e drejtëpërdrejtë se anglishjta e drunjtë e Lenit. Çfarë ndodhi më pas e dimë të gjithë. Leni harroi dhe u harrua pas ca muajsh deri sa Bashkësia Ndërkombëtare çoi mijëra trupa paqeruajtëse për të ndarë sherrin shqiptar që kishte prodhuar mbi 2 mijë të vrarë.

Deklaratat e sotme të eurodeputetëve dhe syzet e varura prej ashiku të Flikenshtejn më kujtuan Strazon dhe Lenin.
Zgjedhjet e fundit u bënë 21 vjet nga koha e Strazos. Vjedhja nuk bëhet në mënyrë harbute. Gjithësesi vjedhja është vjedhje. Sado të pyesë i habitur Finkelshtejni se ku janë faktet, e kemi të pamundur ta besojmë. Sepse të gjithë e kemi parë që “fakti është brenda”. Mjaftojnë përgjimet e prokurorisë që janë bërë publike nga VOA.

Për hir të vërtetës eurodeputetët nuk u treguan aq leshko sa zëvendësmabasadori i OSBE-së, i cili tha: “votat janë blerë, por kjo nuk ka ndikuar në rezultat, sepse të gjitha partitë kanë blerë.”. As batuta e Shvejkut: “ku di unë se çfarë bëj unë” nuk është aq tragjikomike. Megjithatë, mbetet pyetja: “a duhet t’i besojmë eurodeputetët që erdhën së fundi në Tiranë?”. Vetëm në një rrethanë mund të themi se nuk ka ndodhur ajo që kemi parë. Rilindja të ringjallë “Komandantin” (të cilin asnjëherë në 45 vjet nuk e krahasuam me Skënderbeun). Por, tashmë s’kemi pse të kemi frikë. Kush ka ikur nuk është kthyer nga Andej. E kemi parë dhe mund ta themi me zë të lartë strukturën kriminale elektorale që ka ngritur Edi Rama. Kemi parë se si territorin e republikës e ka ndarë në çifliqe në krye të secilit ka vendosur një grusht njerëzish që blejnë vota dhe intimidojnë këdo që është kundër tij. Fotot e emisarëve të tij në tryeza me killera dhe njerëz që janë në kërkim nga policia janë bërë tashmë një rutinë. Madje dhe vetë Rama është fotografuar me më të efektshmit e tyre. S’ka Leni Fisher apo Knut Flikenshtejn të na mbushë mendjen se ajo që kemi parë nuk është ajo që kemi parë.
Koha ka ardhur që shqiptarët mos kërkojnë më arbitër ndërkombëtar për sherret tona të brendshme. Madje, koha ka kaluar që tre vjet më parë, në kohën kur vetëm oborri i kryeministrisë kishte mbetur pa mbjellë me hashash ishin ndërkombëtarë ata që thanë se “është çrrënjosur 99.8 për qind e sipërfaqes së mbjellë me kanabis”. Kjo duhet të ndodhë për shumë arsye.

E para, shqiptarët tashmë nuk janë më ata të para 30 viteve më parë. Gjithkush në profesionin e tij nuk ka kompleksi inferioriteti. Në krizat ciklike të politikës gjithnjë është dëshmuar se ndërkombëtarët në emër të stabilitetit, kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, kanë ushtruar presion tek më i dobëti, janë bërë gjithnjë me qeverinë. E megjithatë kriza nuk është zgjidhur është vetëm agravuar.
Nëse kthehemi tek Strazua dhe Leni ajo që po ndodh tani ka një tjetër ngjashmëri. Sali Berisha gjeti një mjek fshati për të thyer bojkotin e opozitës. Të njëjtën gjë po bën tani dhe Edi Rama. Përmes ca leftermurrizësh po përpiqet të caktojë një opozitë të re. Sali Rexhepit të shkretë dhe mund t’i falej. Ishte i varfër dhe u tundua. Por, këta të sotmit e kanë kripur djathin, janë miliarderë. Çfarë u duhet një mandat për pak muaj?
Sa më shumë të shtyhet në kohë zgjidhja politike, aq më të rënda do jenë pasojat për vendin dhe aq më i madh dëmi elektoral i PS-së.

Në këtë rrethana palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje: jo për një tranzicion pushteti, por për një pakt social, pse jo një pakt zotërinjsh, të fiksuar në klauzola të qarta: jo më vjedhje votash.

Etiketa: DropullIlir Babaramokorr e mos lidhku di unë se çfarë bëj unëLeni FisherLenifisherat e StrasburgutMashkullora

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Arben Frroku “ndez” Holandën/ Deputetët i kërkojnë llogari ministrit: Gjykatës të çmendur

Arben Frroku "ndez" Holandën/ Deputetët i kërkojnë llogari ministrit: Gjykatës të çmendur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com