Lëngimet e fundit të Valbonës në Sheshin Skënderbej – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëngimet e fundit të Valbonës në Sheshin Skënderbej

14:47 | 05/06/2018
në Uncategorized
0

Nga Rea Shundi

Në Janar të vitit 2016, vendasit e Parkut Kombëtar të Valbonës mësuan mbi planin për të ndërtuar 14 hidrocentrale përgjatë 30 kilometrave të Lumit Valbonë, 8 prej të cilave do të jenë tërësisht në brendësi të Parkut.

Lufta mes mjerimit: të shurdhër të dëgjojmë këmbanat e alarmit dhe të verbër të dallojmë disfatën


Procedura dhe përmbajtja e vlerësimit të ndikimit mjedisor të projekteve tregojnë vendimmarrje jo transparente, mospërfillje ndaj mirëqënies së komunitetit vendas dhe indiferencë ndaj ekosistemeve me kësisoj vlerash të larta për t’u ruajtur. Gjithashtu dhe mospërfillje ndaj faktit se ndërtimet po bëhen në një zonë të mbrojtur.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nëse vetëm një nga këto projekte do të përfundonte, do të dëmtonte mjaft rëndë dhe me shumë gjasa përgjithmonë, ekosistemin e brishtë të parkut. Do të ishte një kompromis i rrezikshëm kundrejt zonës së mbrojtur që do të thotë “zonë shumë e çmuar vlerash ruajtjeje, e mbajtur e mëvetësishme për të ruajtur procese të mëdha ekologjike, specie dhe karakteristika të ekosistemeve të zonës, të cilat janë bazë e zhvillimit të qëndrueshëm.”

“Për këtë arsye, jetët tona 12 vjetët e fundit kanë qënë të dedikuara për të luftuar kundër këtyre projekteve,” – shkruan Catherine Bohne, Presidente e Organizatës Jo-fitimprurëse TOKA – “me padi të ngritura në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës në Maj të 2017 dhe kundër Këshillit Kombëtar të Territorit në Nëntor të 2017, e më shumë veprime ligjore do të ndërmerren.

Këto padi janë hap i rëndësishëm për të bërë qeverinë Shqiptare të respektojë dhe implementojë ligje mjedisore për të parën herë. Njëkohësisht lëvizje, protesta, lobime dhe mbledhje fondesh për ta ndihmuar gjithë procesin vazhdojnë.

Ndikimi i betejës sonë duket tek ndihmesa për të ndryshuar perceptimin kombëtar të zonave të mbrojtura dhe Parqeve Kombëtare, nga zona të pabesueshme dhe misterioze, të krijuara nga qeveria për të reduktuar të drejtat e banorëve ndaj thesareve kombëtare që në fakt i përkasin atyre.”

“Fatkeqësisht përpjekjet tona për t’i shtyrë qeverinë dhe gjykatat të veprojnë ‘në mënyrën korrekte’ dhe për t’i ndërprerë lidhjet me oligarkë të fuqishëm (p.sh biznesmenë të pasur) kanë kaluar rrugë të lodhshme e të dhimbshme, për të mos thënë mjaft të ngadalta.

Padia jonë e parë rezultoi e pasuksesshme pas 14 seancash dëgjimore dhe 5 muajve, pasi trupi gjyqësor doli ‘kundër’ – duke mos i dhënë përgjigje asnjërit prej argumenteve tona të ligjshme, sepse sipas tyre “njerëzit nuk kanë asnjë të drejtë të hedhin në padi apo kritikojnë qeverinë… dhe që të drejtat e tyre në bazë të Konventës Aarhus nuk janë të vlefshme në këtë rast”. (Konventa përfshin të drejtën e informacionit, përfshirjet gjatë vendimmarrjes si dhe mbështetjen gjyqësore në vendime me impakte mjedisore).

Argumenti i tyre ishte shkurtimisht se ‘Nëse qeveria ndërmerr një vendim, atëherë ai është de facto në interes të publikut, dhe njerëzit nuk munden si rrjedhojë të ngrejnë padi kundër interesave të tyre.’ Vazhdimi i punimeve brenda një Parku Kombëtar është qartësisht i ndaluar sipas ligjit për zonat e mbrojtura të miratuar në Korrik të 2017, ku thuhet se është në interesin e përgjithshëm, duke ‘krijuar punë, energji, rrugë dhe shkolla’.

Kjo pavarësisht faktit se një restorant në Valbonë krijon më shumë vende pune për vendasit sesa punon i gjithë hidrocentrali, ku sipas fjalëve të vetë projektuesit të Dragobia Energy, projektet ‘nuk sjellin përfitime, por janë një dhuratë për njerëzit e Valbonës” (nga Ministria e Energjisë, Korrik 2017) – njerëz të cilët nuk do të përfitojnë energji prej tyre. Ndërtimi i rrugëve aspak të rëndësisë esenciale është i jashtligjshëm brenda një Parku Kombëtar dhe projekti nuk sjell aspak ‘shkolla të reja’ e kjo në fund të fundit as nuk është përgjegjësia e industrive private.”

“Beteja jonë vazhdon…”

Që prej fundit të Janarit, sipërmarrësi i Gener-2 dhe Dragobia Energy, si ndërmarrje tërësisht vartëse e saj, hodhën në gjyq TOKA-n dhe Presidenten e saj Catherine Bohne Selimaj me shumën e 20 milion lekëve. Arsyeja ishte “për dëmtimin e imazhit të kompanive, duke u shfaqur në mediat kombëtare.”

Në 24 Maj lumi Valbonë u projektua në Sheshin Skënderbej, duke u shtrirë përgjatë gjithë gjatësisë së tij në shenjë proteste. Njerëzit e paktë që erdhën për të qëndruar e parë, nuk shfaqën në fakt asnjë revoltë të jashtme, dhe nga larg mund të dukej si një eveniment i zakonshëm audio-vizual. Gurgullima e fortë e ujit në sfond, zhurma e bardhë e valëzave nëpër gurë, e regjistruar nga burimi i vetë Valbonës, mund të komunikonte më mirë se të gjithë qytetarët. Se të gjithë ne.

Në fillim të sheshit gjendej e vendosur drejt një tabelë e bardhë për të projektuar numrin e firmave të mbledhura nga peticioni i mos-prishjes.

Në të shkruhej “Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama për të ndërmarrë sfidën e mobilizimit të qeverisë kundër ndërtimit të Hidrocentraleve brenda Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës. Ne po i kërkojmë të mbështesë kërkesën e vendasve për të lëshuar një urdhër ndalimi të punës dhe ri-shqyrtimi të realizueshmërisë së projektit, për të arritur një zgjidhje perfundimtare funksionale.”

“Në këtë mes ka shumë për të humbur.

49 specie të ujërave Ballkanike ose do të zhduken përfundimisht ose do të humbasin 50 deri në 100% të shpërndarjes së tyre, për shkak të projekteve të Hidrocentraleve mbledhëse të zonës.

Gjithashtu, përhapja e fuqive hidrike duhet të marrë në konsideratë dhe ndryshimin e klimës: Europa Jug-Lindore përjetoi vitin e kaluar thatësira të zgjeruara, që çoi në kriza energjitike.

Numri i hidrocentraleve të vogla vazhdon të rritet, të verbër e të shurdhët ndaj çfarëdo pasoje e çfarëdo rreziku.”

Projekti në Sheshin Skënderbej dhe Organizata Jo-fitimprurëse “TOKA” janë financuar dhe munden të vazhdojnë luftën e tyre për pasuritë e vendit tonë falë financimit të huaj.

Financimet përfshijnë  “Fondacionin Guerrilla” të Berlinit, Lush UK, e shumë dhurues nga Hollanda në shuma më të vogla, të administratuara nga Fondacioni XminY.

Lëngimet e fundit të valbonës në sheshin skënderbej

Vetëm 10 vjet më parë fshatrat malore të Parkut hapën dyert e tyre për mbarë botën pas izolimit, dhe sot Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës konsiderohet si një nga destinacionet më të mira të aktiviteteve të jashtme në Europë.

Nga rreth 3 milion banorë të Shqipërisë, sot janë të mbledhura vetëm 2 514 firma (5 qershor 2018) (Këtu mund të shihet numri në kohë reale me emrat e nënshkruesëve )

Problemi edhe më i madh sesa shkatërrimi i një prej thesareve të patjetërsueshëm e ripërtëritshëm të Shqipërisë sonë nuk është numri i vogël i angazhimeve; është mungesa e vetëdijes së përgjithshme kundrejt realitetit, dhe ndjenja e pazotësisë që ka kapluar prej shumë kohësh të gjithë Shqiptarët. Kjo mund të ndodhë shpesh edhe ne vende shumë më të zhvilluara, kryesisht në raste krizash financiare.

Por ne duket se kemi kohë që vazhdojmë të zhytemi thellë e më thellë jo në krizë, por tani në gjendje të qëndrueshme mjerimi. Mjerimi nuk i njeh shifrat e ekonomisë. Ai është zotërues e robërues i shpirtit të kombit, të identitetit të qytetarit e individit. Dhe ne duke mos pasur kurajën ta shohim në sy, nuk mundemi ta luftojmë, sepse tani mjerimi na identifikon atë pjesë të vetes që jemi mësuar të njohim. Vetë njerëzit po kthehen (në mos janë kthyer) në mjerimin e tyre.

Kjo nxirret lehtë nga rrethanat e dukshme, pa pasur nevojë për hulumtime e kërkime të thella për punët prapa shpinës së gjithkujt. Këmbanat e alarmit, duke i dëgjuar aq shumë pa iu përgjigjur, na duken si shtojcë e zakonshme e ditës. “Ato le të bien” – thuhet “le të bien… le të pushojnë. Këmbanat janë për të rënë.” E dëgjova vetë të thuhet, pasi këmbanat ranë e ranë në Sheshin Skënderbej. Të pranishmit sigurisht e dinin se çfarë duhej të përfaqësonte dergjja e lumit Valbonë në Tiranë; e dinin dhe çfarë nënkuptonte lëngimi i tij në sfond.

Por ne si komb i fortë që mbahemi e jemi, e morëm në fund edhe këtë me të qeshur. Kapërcyem disa gurë holografikë e lagëm këmbët në dritën e vërshimit të reflektuar. Mbase për shumë ishte edhe hera e parë që e shihnin “kaq afër” Valbonën. Për ta, (në mungesë të ndonjë projekti të tillë) do të jetë edhe hera e fundit.

Mjerimi i sforcuar mbi njerëzit, varfëria që ata duhet të përballojnë për të mbajtur familjen e frymën gjallë, nuk i lë vend të mendojnë për asnjë frymë tjetër; Egoizmi dhe Ngushtësia Mendore në fund të fundit nuk janë veçse pjellë e Kalbëzimit. Kalbëzimi është një proces natyral rrjedhojë e vdekjes së pjesshme, deri të plotë. Kurse vdekja përfundimisht vjen kur të gjitha pushojnë së lëvizuri.

Duke qënë se ne s’mund të jetojmë të ndarë nga ambjenti që jetojmë, duke e mohuar këtë si fakt vital të mirëqënies, vetëm sa bëjmë më shumë gabime kundrejt tij, e si rrjedhojë kundrejt jetës sonë. Nuk ka asnjë fajtor për mjerimin tonë përveç nesh. Kur lumi Valbonë të mos mundet më të rrjedhë, do të kalbet një pjesë tjetër e Shqipërisë, bashkë me një pjesë tjetër të trupit tonë.

Me sa duket, edhe sot në gjysmë-vitin e 2018, kemi akoma nevojë për të huaj të vijnë e të na diktojnë jetën. E të na diktojnë vdekjen.

Po të mos ishte për Amerikanen Catherine Bohne, (tashmë e martuar dhe me një mbiemër Shqiptar po ashtu, Selimaj) ne mbase as mund të mos kishim dëgjuar për atë që po ndodh në Valbonë. Por edhe sikur të ishte thënë diçka, do të vazhdonim të mos kishim dëgjuar përfundimisht Asgjë të re. Ky është në fund të fundit realiteti që ne njohim, realiteti i mjerimit.

Ndryshimi nuk vjen natyrshëm. Nëse me fjalë ngahera kërkojmë “ndryshim, punë e mirëqënie”, nuk duhet të shkojmë aspak larg. Unë mendoj se këtë e dimë të gjithë. Unë besoj se më shumë se shumë qytetarë të tjerë, Shqiptarët janë detyruar të bëhen më të zgjuar e të aftë. Neve na vlon në gjak revolta, ajo revoltë që na mban të gjallë në vend të huaj dhe na ushqen kur buka e thatë nuk mjafton. Na vlon krenaria; ajo krenari që vetë fitojmë duke punuar. Por nuk mjaftojnë. Na mungon kurajoja për të parë të vërtetën në sy, e për të pranuar se kemi pasur dhe kemi ende nevojë për ndihmë. Nuk mund të jetojmë më të izoluar, sepse verbëria në një botë kaq të madhe nuk është zhvillim. Por ne shohim atë që duam, atë që kemi mësuar të shohim. Mjerimin, që nxitet dhunshëm e na ushqehet përditë.

Kambanave tona të lodhura të alarmit i është shtuar edhe një më e fuqishme: ajo e OJF-së së Catherine Bohne për Lumin e Valbonës. Nëse ne nuk mundemi ende të shohim përmes tymit të egoizmit e grykësisë për të dalluar se sa thellë këtij mjerimi po rrëshqasim, po ju kërkoj të mos presim një kambanë tjetër. Ajo mund të mos bjerë kurrë. Por sikur të bjerë, aq thellë sa do të jemi zhytur, nuk do ta dëgjojmë dot. Ose do të jetë bërë sinfonia hapëse e disfatës, e tragjedisë së një kombi të tërë. Një kombi në mërgim. Kombit tonë.

E deri atëherë, jo vetëm Valbona, por asnjë përrua e asnjë mal s’do të ketë mbetur mbase për t’i treguar fëmijëve e nipërve tanë për prejardhjen e tyre. “Fëmijët e pa-dhesë, e mërgimit” do të quhen ata. Po çfarë mëkati do të jetë ky! Çfarë mëkati për ata që luftuan për këtë tokë, për ata që derdhën djersën e gjakun për ta mbrojtur, çliruar, e tani humbur.

Dhe mos të na vijë keq. Fajin e kemi vetëm ne.

https://sq.albanianews.it/opinion/valbona-sheshi-skenderbej

Etiketa: Catherine BohnelumiRea ShundiSheshi SkënderbejValbone

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ngjarje tragjike në Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqenin e Farkës

Ngjarje tragjike në Tiranë, 12-vjeçari mbytet në liqenin e Farkës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com