Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Legjenda e Bajernit dhe Gjermanisë njofton tërheqjen nga futbolli: Gjithmonë do të jem besnik ndaj…

Nga Ejona 0

Bastian Shvainstaiger, ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij viti, në moshën 35-vjeçare.

Gjermani shënoi 68 gola në 500 ndeshje të zhvilluara me Bajern Mynihun, nga viti 2002 deri në vitin 2015. Gjithashtu fitoi tetë tituj të Bundesligës, shtatë kupa të Gjermanisë, dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori bëri edhe 121 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Gjermanisë, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të kësaj kombëtare, gjatë fitimit të Botërorit në 2014-ën. Prej vitit 2017 ai luan në SHBA, me MLS Çikago, ku kaloi nga Junajtid.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, lojtari ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij viti: “Ka ardhur koha që në fund të këtij viti unë t’i jap fund futbollit të luajtur. T’i jap lamtumirën futbollit, më bën të ndihem pak nostalgjik, por unë jam duke pritur për sfida emocionuese që më presin në të ardhmen. Gjithmonë do të jem besnik ndaj futbollit.”, shkruan gjermani.

/PanoramaSport/

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej