Lef Nosi, si u refuzua nga britanikët kur kërkoi ndihmë për t’u larguar nga Shqipëria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lef Nosi, si u refuzua nga britanikët kur kërkoi ndihmë për t’u larguar nga Shqipëria

20:28 | 06/08/2016
në Uncategorized
0

Historia e njeriut si kujtesë e Kombit, botuesit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kalvari i vuajtjeve në regjimin komunist
Nga Çelo Hoxha

Ekzekutimi i Lef Nosit, në shkurt 1946, mishëron thelbin e komunizmit shqiptar: zhdukjen e kombit shqiptar. Lef Nosi ishte profili i kombit shqiptar në miniaturë: paqësor, dashamirës, punëtor, konservator dhe zotërues i koleksioneve të rralla historike. Lef Nosi lindi në Elbasan, në 9 prill 1877, në një familje të njohur tregtare. Kreu gjimnazin në Athinë dhe dy vjet universitet në degën e farmacisë. Në 1902, në moshën 25 vjeç, u arrestua për veprimtarinë e tij politike. Në maj 1908, ai bëri një udhëtim në Filadelfia, SHBA. Në 1909 u zgjodh kryetar i klubit “Vëllazëria” të Elbasanit dhe po atë vit themeloi shoqërinë kulturore “Afërdita”. keshilli i regjencesNjë vit më vonë, Lef Nosi themeloi gazetën “Tomorri”, e cila doli në Elbasan dhe ishte e para në historinë e këtij qyteti. Për shkak të disa artikujve të botuar në gazetën e tij, të cilat nxitën reagimin e qeverisë xhonturke, Lef Nosi u arrestua dhe u dënua me vdekje. Për shkak të protestave të patriotëve shqiptarë, dënimi me vdekje iu kthye në internim.

Në 1911, Nosi u lirua nga internimi dhe u kthye në Elbasan. Aleksandër Xhuvani i shkroi nga Kajroja të bënte kujdes ose të largohej nga Elbasani, nëse do të vazhdonte botimin e gazetës. Në 28 nëntor 1912, Lef Nosi ishte njëri nga delegatët e Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës, së bashku me Mid’hat bej Frashërin, Shefqet bej Daiun dhe Qemal bej Karaosmanin. Më 25 nëntor 1912, delegacioni i Elbasanit, së bashku me një pjesë të delegacionit të Kosovës, iu bashkuan delegacionit e prijësit të historisë, Ismail bej Vlorës, te lundra e Petovës, në afërsi të Fierit. Në 28 nëntor, Lef Nosi dhe Shefqet bej Daiu shkëmbyen disa telegrame me Elbasanin, duke i nxitur që dhe ata, ashtu si Durrësi, të ngrinin flamurin. “Ngrini-e sa ma shpejt. Mbë nj’anë i dërgoni ushtërisë serbe komision të posaçëm e më tjetërt anë flamurin nuk e ngrini. Si bahet kjo punë”, – pyeste telegrami i Lef Nosit. Më tej, thuhej se kongresi (Kuvendi i Vlorës) nuk kishte filluar ende, “ndashti hapet”. Elbasani e kishte ngritur qeverinë e përkohshme pa ngritur ende flamurin. Kryetar i saj ishte zgjedhur Aqif Pashë Elbasani.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

lef nosiPak më vonë, Lef Nosi ishte një nga personazhet kryesore të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë: shpalljes së pavarësisë. Në 4 dhjetor, me votimin me dytë, ku mori 37 vota, Lef Nosi u zgjodh anëtar i qeverisë. Ai mori postin e ministrit të Postë-Telegrafës. Sipas baroneshës Marie Amelie Frein von Godin, dëshmitare okulare e ngjarje të shpalljes së pavarësisë, Lef Nosi “dallohej për një atdhetarizëm të padyshimtë”. Ajo vlerëson shumë rolin e Lef Nosit si drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit, një fakt që në burime të tjera nuk gjendet. Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thuhet që në 1908 ai ka dhënë mësim në një shkollë nate në Elbasan dhe që “dha ndihmesë” në punimet e Kongresit të Elbasanit, 1909, dhe në hapjen e Shkollës Normale. Kurse baronesha thotë: “Do të gëzohesha shumë, nëse në muajt dhe vitet e ardhshëm do të dëshmohej se ai do ta gjejë veten dhe do të japë prova si ministër për Postën dhe Telegrafën, ashtu siç e kishte gjetur veten dhe kishte dhënë prova si drejtor shkolle”.

Në 25 dhjetor 1918, Lef Nosi ishte delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit së bashku me Shefqet bej Vërlacin dhe Ahmed Daklin. Ai propozoi t’i dërgohej një përshëndetje falënderimi qeverisë italiane “për ndihmë qi asht tyke i bamë Shqipnis”. Kongresi zgjodhi një qeveri të përkohshme, e cila do të dërgonte një delegacion në Konferencën e Paqes.

Lef Nosi ishte njëri nga anëtarët e delegacionit në Paris. Në vitet 1918-1919 Lef Nosi ishte një nga drejtuesit e të përkohshmes “Kopështi letrar”, e cila dilte në Elbasan. Ai është një nga koleksionistët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë. Koleksionet që ai grumbulloi gjatë gjithë jetës, objekte antike, etnokulturore, dokumente historike, dorëshkrime, pulla e të tjera, janë objekti diskutimi edhe sot, sepse nuk dihet ende fati i tyre.

lef nosi me Ismail QemalinDihet vetëm që, kur erdhën komunistët në pushtet, Lef Nosi i mbylli ato në Bankën e Shqipërisë dhe komunistët nuk dihet çfarë i kanë bërë. “Ai nuk e kishte për gjë që të merrte paketën bosh të cigareve e ta koleksiononte si një gjë të rrallë. Shtëpia e tij në Elbasan ishte kthyer në një muze me vlera të patjetërsueshme”, shkruan historian Kastriot Dervishi. Sipas Dervishit, “pas Lufte (e Dytë Botërore), në Arkivën e Partisë së Punës kishte shumë pak trakte të kësaj partie të hedhura gjatë viteve 1941-1944. Për faktin se askush nuk kishte menduar ruajtjen e tyre, ky aspekt ishte pothuajse në shifra të papërfillshme. Por, kur komunistët hapën shtëpinë e Lef Nosit gjetën atje koleksionet e trakteve të tyre që Nosi i kishte grumbulluar në mes të luftës si koleksione”.

Mund të thuhet, pa frikë, se pa kujdesin e Lef Nosit prej koleksionisti, do të kishim një histori të mangët të fillimeve të shtetit shqiptar. Në 1924, Lef Nesi botoi revistën historike “Dokumenta historike, për t’i shërbye historisë tonë kombëtare”. “Rastet e mira dhe kujdesi qi kam pasun, u banë shkak me futë në dorë dal nga dalë, nji numër të math dokumentash, të cilët janë një visar i paçmueshëm i Rilindjes tone Kombëtare”, shkruan Nosi në parathënien e botimit të parë të revistës. Botimi i dokumentave u nxit nga shqetësimi i tij se mos i humbiste ose nga droja se mos dëmtoheshin. Revista (Fletorja e quante Nosi) ishte e përmuajshme. Me anën e saj, ai synonte të nxiste dhe botimin e dokumenteve të tjera, të cilat mund t’i zotëronin njerëz që ua kishte “sjellë puna me u ra në dorë”. Shumica e dokumenteve ishin në gjuhën osmane. Ai botoi vetëm përkthimin e tyre me shpresën se në të ardhmen mund të realizonte botimin e origjinaleve në një libër të veçantë. Ky botim që nuk u realizua, për shkak të historisë së trazuar të Shqipërisë dhe fatit të tragjik të Lef Nosit.

gjyqi i lef nositLef Nosi ishte botuesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ishte nënshkruar nga delegatët. Origjinali i dokumentit që duhet të kishte indeksin “Fondi 1, Viti 1912, Dosja 1, Fleta 1”, nuk gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit. Nuk dihet ku është. Në arkivë ndodhen vetëm kopje të tij. Mendohet që origjinali të ketë qenë pjesë e koleksioneve të Lef Nosit, fati i të cilave është gjithashtu ende i pasqaruar. “Një pjesë u vodh. Studiues që sot mbahen “profesorë”, në kohën kur nuk lejohej njeri t’i prekte studimet e tij, i vodhën ato dhe morën tituj të pamerituar”, shkruan historiani Kastriot Dervishi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore jeta e Lef Nosit ngjan shumë me fatin tragjik të Shqipërisë që nga pushtimi fashist dhe gjerman ra në duart e komunistëve, duke vuajtur më shumë e për një kohë më të gjatë. Fashistët e internuan në Itali Lef Nosin. Deri në 1943, ai nuk pati asnjë aktivitet politik. Pas rënies së fashizmit, ai mori pjesë si anëtar i Këshillit të Naltë (Regjenca), institucioni i Mbretit në mungesë të trashëgimtarit, në një shtet shqiptar që i ishte kthyer pavarësia që i morën fashistët. “Regjenca nuk ka patur lidhje me gjermanët”, deklaroi në gjyq Lef Nosi. Sipas tij, politika e Regjencës ishte ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë dhe ikja e pushtuesve. Kundrejt aleatëve Regjenca mbante qëndrim asnjanës. Ai shpjegon dhe dallimin mes gjeneralit francez që u dënua si kolaboracionist dhe anëtarëve të regjencës. “Pëteni në Francë kishte bërë aleancë me gjermanët. Regjenca nuk mori ushtri t’ua dërgonte gjermanëve për të luftuar aleatët”, – tha Lef Nosi në Gjyq.

lef nosi 3Kur komunistët erdhën në pushtet, Lef Nosi u arrestua dhe u ekzekutua në 1946. Rreth një vit, ai qëndroi në arrati. Ai nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Sipas rrëfimit të nipit të tij, Lef Nosi, gjatë kohës që ishte në arrati, mbante në dorë një bllok ku kishte të shkruar të gjithë biografinë e tij. Gjatë kohës që Lef Nosi ishte anëtar i Këshillit të Naltë e mbante me vete koleksionin e pullave të postës. Në Bankën e Shtetit kishte depozituar dokumentet e rralla historike. Çelësin e kasafortës e kishte Aleksandër Xhuvani.

Librat e Lef Nosit u grabitën nga një komision i krijuar nga Ministria e Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore, në mars 1945. Drejtuesi i komisionit, më vonë u bë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. “Në Shqipëri qëndrova me qëllim që të dorëzohesha, kur të normalizohej koha e të zbuteshin gjakërat, pse kishte njerëz që vepronin me pasion”, – deklaroi Lef Nosi në gjyq. Ai qëndroi një periudhë i fshehur, por gjakrat nuk u zbutën kurrë. Kështu një moment Lef Nosi vendosi të bënte atë që kishte refuzar ta bënte më herët, kur e ftoi Mehdi Frashëri: të largohej nga Shqipëria, për të cilën ai kishte punuar me përkushtim. E vetmja mënyrë për të dalë nga Shqipëria e shkelur gjithandej nga partizanët ishte vetëm ndihma e ndonjë misioni ushtarak të huaj. Lef Nosi shkoi te misioni britanik, por ata nuk pranuan ta ndihmonin. Kështu i erdhi fundi një njeriu që gjatë gjithë jetës së tij kishte bërë vetëm mirë.

Etiketa: Ahmet DaklinAqif Pashë ElbasaniÇelo HoxhaKastriot DervishiLef NosiMid’hat bej FrashëriQemal bej KaraosmaniShefqet bej DaiuShefqet bej Vërlaci

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Disa shqiptarë në shtëpinë e Mozartit

Disa shqiptarë në shtëpinë e Mozartit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com