Le Iene: Rama rrëzon Teatrin Kombëtar Shqiptar, shpërthejnë revoltat në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Iene: Rama rrëzon Teatrin Kombëtar Shqiptar, shpërthejnë revoltat në Tiranë

06:27 | 18/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

“Pas një beteje dy vjeçare, Kryeministri shqiptar rrëzoi Teatrin Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. “Nuk ishte i rrezikshëm”, thonë opozitarët që flasin për interesa të fshehta pas këtij vendimi”.

Kështu nis shkrimi i “Le Iene” emisioni i njohur investigativ në Itali, i cili ka bërë jehonë përmes një shkrimi ngjarjeve të ndodhura në të zbardhur në Tiranë, ku u shemb Teatri Kombëtar.

“Në fund buldozerët e rrëzuan Teatrin Kombëtar historik të Tiranës. Pas këtij veprimi protestat shpërthyen në kryeqytetin shqiptar me arrestime të gazetarëve dhe qytetarëve që demonstruan kundër shembjes pavarësisht nga kufizimet kundër COVID 19”.

Read more

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Ndërsa kanë postuar edhe një video nga momenti i shembjes, shkrimi vijon: “Imazhet që shihni vijnë nga kryeqyteti i Shqipërisë ku për më shumë se dy vjet është zhvilluar një betejë e vështirë për fatin e teatrit historik, të ndërtuar në fund të viteve 1930 nga regjimi fashist italian, bazuar në një projekt të arkitektit italian Giulio Bertè. Buldozerët goditën teatrin ndërsa shpërtheu lufta guerile në rrugët e kryeqytetit. Policia pasi kishte larguar njerëzit që ishin mbledhur brenda teatrit për ta mbrojtur atë, ndaloi edhe gazetarin e mirënjohur shqiptar Alfred Lela”.

Një gazetar vendas na thotë: “Në vitin 2018 qeveria e Edi Ramës vendosi të pajtohej me individë privatë për prishjen dhe rindërtimin e teatrit, i cili ishte gjykuar se ishte në rrezik shembjeje. Në projektin publik-privat, sidoqoftë, iu dha mundësia individit privat që të ndërtojë të paktën gjashtë kulla ndërtimi banimi në sipërfaqen prej mbi 5 mijë metrash katrorë që i përkisnin teatrit, me pak fjalë, një biznes i maskuar si një ndërhyrje në favor të kulturës. Në atë kohë, kryengritja e botës së kulturës ishte e tillë aq sa solli projekti të bllokohej. Kjo situatë vazhdoi deri disa muaj më parë, kur Rama riafirmoi dëshirën e tij për t’u dhënë shqiptarëve një teatër të ri kombëtar, duke transferuar pronësinë në Bashkinë e Tiranës “, sqaron Le Iene.

Më tej në shkrim sqarohet: “Për këtë vendim u ngritën shoqatat që mbrojnë teatrin historik, si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila shpjegoi: “Teatri Kombëtar i Shqipërisë është përfshirë në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Evropë, siç njoftohet nga Instituti Evropian i Investimeve. Po flasim për një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës moderne italiane të viteve ’30 dhe një nga qendrat më aktive kulturore në vend. Shoqata, duke mohuar që teatri ishte me të vërtetë i pasigurt, kishte njoftuar se donte ta ristrukturonte atë duke përdorur fonde jo shtetërore por qeveria e Edi Ramës vendosi menjëherë prishjen këtë mëngjes: “Ndërtesa duhet të prishet”, tha Rama, “Shqipëria duhet të ketë një teatër të mirë. Të gjitha argumentet janë ezauruar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre, por në fund mazhoranca vendos”.

E për të marrë këtë vendim, Le Iene shkruan se nuk shërbeu as ashpërsia e përdorur nga opozita.

Opozita e ashpër e Partisë Demokratike, e cila kishte përdorur fjalë të zjarrta kundër Ramës, nuk ka shërbyer: “Në mes të pandemisë, kur shqiptarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre, qeveria ka miratuar një dekret penal. Kryeministri Rama ia kalon zonën e Teatrit Kombëtar kryetarit Veliaj. Dhe praktikisht trajton trashëgiminë kulturore si një plaçkë lufte. Por godina e teatrit do të qëndrojë në këmbë, jo vetëm sepse ekziston shpirti i një Tirane të vuajtur, por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të ndershme. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen që meriton”, citohet Basha në shkrim.

E megjithatë, vijon shkrimi “Asgjë nuk u arrit të bëhet, në të zbardhur një buldozer hodhi poshtë teatrin historik. Ndërkohë, kryetari i kryeqytetit ka njoftuar se puna për Teatrin e ri Kombëtar do të fillojë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021”.

Etiketa: kryeministri shqiptarshkrimi i “Le Iene”Teatri KombëtarTeatri Kombëtar historik

Të Lidhura

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
21:02 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

nga 27
20:52 | 25/12/2025
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”....

Para
Në lot dhe me pranga në duar, Neritan Liçaj: Kam 25 vite aty, çfarë po bëni? (film)

Shkrimtarja e mirënjohur, Elvira Dones: Neritanin, vëllain tim e kam parë duke qarë, kur vdiq babai dhe tani (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com