Shkrimtarja e njohur shqiptare, Elvira Dones ka hedhur disa rreshta në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike dhe jo vetëm në vendin, të cilit i përket. Tejet konçize, ja çfarë shkruan ajo:
“Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish. Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të dëgjojë dhe të respektojë atë që populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye, për të cilën e votoi. Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëhere kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij.”