Gjykata e Lartë, ka pranuar rekursin e KLP-së, për pezullimin e 2 prokurorëve të SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit Administrativ, i cili pranoi ankimin e prokurores Sonila Muhametaj që kundërshtoi moszgjedhjen e saj nga KLP për dy vende vakante që ishin shpallur në SPAK.
Tre anëtarët e gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, Sokol Ngreca dhe Gentian Medja, vendosën të rikthejnë çështjen për shqyrtim edhe njëherë në apelin Administrativ dhe çështja të shqyrtohet me një trup tjetër.
Tashmë deri në marrjen e një vendimi të dytë dy prokurorët Goge e Shehu do i rikthehen detyrës. Kujtojmë se më 24 maj Apeli Administrativ pranoi padinë e prokurores duke vendosur pavlefshmëri absolute për emërimin në strukturën antikorruosion të prokurorëve, Elvin Goka dhe Alfred Shehu dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.
Në vendimin e apelit Administrativ thuhet se duhet të riçelet edhe njëherë gara për 3 kandidatët e SPAK. Në kërkesën padinë e saj drejtuar gjykatës së apelit administrativ e cila u pranua, ish prokuroria e krimeve të rënda, kishte renditur të gjitha pretendimet ndaj veprimeve që sipas saj ishin të padrejta , që janë ndërmarr nga këshilli gjatë konkurrimit për emërimin në SPAK.
Vitin e kaluar Gogaj, Shehu dhe Muhametaj kandidonin për dy vende vakante në SPAK. Pas shqyrtimit të kandidaturave, KLP renditi Elvin Gokajn me 216 pikë, Alfred Shehun me 211 dhe Sonila Muhametajn me 208 pikë. Por, sipas Apelit Administrativ, kjo renditje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është dhënë duke ndjekur procedurat e rregullta. Për rrjedhojë është shpallur e pavlefshme renditja e garuesve dhe emërimi i dy prokurorëve.
Pas vendimit të Apelit administrativ tashmë SPAK ka 15 prokurorë deri në marrjen e një vendimi tjetër për emërimin e tre kandidatëve të lartpërmendur.