Një person është plagosur në Tiranë. Personi në fjalë ndodhet pranë komisariatit numër 4 të policisë, në zonën e Kinostudios.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personit në fjalë. Gjithashtu nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një atentat apo konflikt që ka agravuar në përdorimin e armëve.
Policia e Tiranës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë. Pritet që të zbardhen detaje nga momenti në moment.