Supersfida e kësaj fundjave në La Liga do të jetë përballja mes Barcelonës dhe Real Madrid e cila do të luhet në “Camp Nou” ditën e shtunë në orën 16:15. Skuadra e Zidane kryeson me 6 pikë në kampionat më shumë se Barça. Katalanasit vijnë thuajse të plotë në këtë takim, ndërsa tek madrilenët vërehet mungesa e Bale, Morata dhe Kros.
Tekniku i katalanasve do ta rreshtojë skuadrën nën skemën 4-3-3 ku në port do të jetë Ter Stegen, në mbrojtje Roberto, Mascherano, Pique dhe Jord Alba. Mesfusha do të plotësohet nga Rakitic, Busquet dhe Iniesta, ndërsa sulmi do të ketë treshen, Messi-Suarez-Neymar.
Trajneri Zidane pas mungesave të Bale, Moratën dhe Kros ka zgjedhur të luajë me modulin 4-3-3, në portë Keylor Navas, 4-ja e mbrojtjes do të formohet nga Crvajal, Ramos, Pepe dhe Marceloa. Në mesfushë do të jenë Kovacic, Modric dhe Isco, ndërsa treshja e sulmit do të kompletohet nga Lucas Vasquez, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.