Media shtetërore ruse, Tass raporton sot se Koreja e Veriut ka njohur rezultatet e “referendumeve” në katër rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Këto referendume janë karakterizuar si një “show propagandistik” dhe “ilegal” nga autoritetet ukrainase në Kiev dhe janë dënuar nga shumica e vendeve perëndimore.
“Ne respektojmë vullnetin e banorëve që donin ribashkimin me Rusinë dhe mbështesim qëndrimin e qeverisë ruse që këto zona të bëhen pjesë e vendit. Referendumet u mbajtën në përputhje me Kartën e OKB-së, e cila sanksionon parimet e barazisë së popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje, në përputhje me procedurat ligjore që lejuan vullnetin e popullit të dy republikave dhe të dy rajoneve”, sipas një deklarate të ministrisë së punëve të jashtme.