Ky është heroi ynë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është heroi ynë

17:37 | 05/06/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Kush ka jetuar në komunizëm, nuk mund të mos qeshë edhe sot me një frazë që ishte bërë më shumë se sa batutë. Një frazë që komunizmi e përmendëte me një seriozitet të sforcuar, por që ishte as më shumë dhe as më pak një ide qesharake. Quhej “njeriu i ri”. Një model i huazuar nga Lej Feni kinez, një qënie e prodhuar në laboratorët artistikë, por që nuk zuri vend kurrë në jetë. Një njeri që më shumë se sa veten dhe familjen e tij donte partinë; një njeri që gjithnjë sakrifikonte dhe thuajse gjithnjë kishte një handikap; një gjysëm robot që përdorte fjalë shabllone dhe që nuk i lejohej të mendonte vetë. Për të mendonte partia dhe udhëheqësi.

Në fakt, për fatin tonë të keq, eksperimenti i dështuar i komunizmit, ka gjetur një lloj modeli në demokraci. Në demokracinë shqiptare se padyshim që nuk gjendet askund tjetër në botë. Kemi prodhuar edhe ne “njeriun tonë të ri”. Njeriu ynë i ri është më i hedhur, më çapkën dhe më i shëtitur se sa ai i dështuar i komunizmit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Njeriu ynë i ri ka emigruar në vitet e para pas komunizmit, por ndryshe nga ata qindra mijëra emigrantë që u integruan dhe janë krenaria jonë në botë, ka pasur një jetë më të trazuar.

Njeriu ynë i ri ka mundësisht disa emra, nga një për secilin vend europian ku ka kryer ndonjë krim.

Njeriu ynë i ri ka disa dënime, mundësisht nga gjykatat më të besueshme të Europës. Mund të jetë dënuar për vjedhje në Gjermani, për drogë në Hollandë apo në Zvicër, për vrasje në Greqi apo prostitucion në Itali. Njeriu ynë i ri mund të ketë shkuar edhe më larg. Mund të jetë marrë me shpërndarje kokaine në Bronks apo Manhatan, por gjithnjë ka arritur ta mbyllë dënimin e tij ose të jetë arratisur nga burgu. Ata më të devotshmit kanë ecur përpara duke vjedhur vila në zonat turistike të Spanjës apo Francës dhe duke dhunuar pleqtë e panjohur që gjenin aty.

Njeriu ynë i ri ka vënë edhe pasuri nga ky aktivitet. Ka bërë qindra mijëra apo miliona dollarë. I ka sjellë ato në Shqipëri dhe tani mbretëron këtu.

Njeriu ynë i ri tallet me ata që kanë zbatuar ligjin; me ata që kanë qenë qytetarë model apo që për shumë kohë janë mbajtur si elitë në këtë vend. Tallet sidomos me ata që kanë kaluar vite duke u shkolluar dhe që paguhen sot në vit sa 1/10 e asaj që “njeriu i ri” merr për një ngarkesë drogë.

Njeriu ynë i ri beson sot se vendi ka ecur keq. Se ata që e kanë qeverisur, profesora me diploma apo thjeshtë njerëz që kanë dashur të kontribojnë në këtë vend nuk kanë pasur vizionin që kanë këta. Dhe njeriu ynë i ri ka hyrë në politikë. E gjen kudo: në Parlament, në krye të bashkive, në administratën publike, në poste zëvendësministrash e pse jo edhe ministrash. Flet për përvojën e tij, për njeriun e aksionit, që nuk ka frikë, nuk njeh rregulla dhe ligje, që ka kurajo, që vjedh dhe dhunon. Eshtë njeriu ynë i ri, produkti më bastard i një sistemi që vetëm këtë monstër nuk duhej të kishte prodhuar. Dhe është mostra, me të cilën ne merremi përditë, duke diskutuar se sa i madh ka qenë zullumi i tij, se sa njerëz ka vrarë apo sa drogë ka shitur… Turp për të gjithë që besonim ndryshe…

/opinion.al/

Etiketa: administrata publikeblendi fevziuçapkënheroi ynëLej Fenmonstërnjeriu i ri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Berisha:Gezuar ditën botërore të mjedisit?!

Berisha:Gezuar ditën botërore të mjedisit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com