• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi shtyn të gjitha vendimet për seancën plenare të 19 dhjetorit, fokusi të pr.ligji për mediat

12:20 | 12/12/2019
në Kryesore, Politikë
0

Kuvendi nuk është mbledhur sot në seancë plenare por në komisionet e përhershme po diskutohet intensivisht për p-ligjin kundër shpifjeve që prek legjislacionin e medias dhe atë të komunikimeve elektronike.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur seancat plenare mbaheshin rregullisht të hënën dhe të enjten, në sesionet e fundit Kuvendi mblidhet vetëm të enjten madje disa herë seancat janë zhvilluar një herë në dy javë.

Lexo edhe

Në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë? Berisha: Prioritet mbeten Primaret

Berisha akuzon bordin e transparencës: Po përdoret nga Rama për dy qëllime

Berisha: Rruga Qukës- Qafë Plloçë, nga 73 milionë euro, shkoi 225 milionë

Dy komisionet e përhershme, ai për Integrimin Evropian dhe për edukimin dhe mjetet e informimit kanë në axhendë seanca dëgjimore me palët e intersit ndërsa ditën e mërkurë përfaqësuesit e shoqatave të medias kanë kundërshtuar ashpër ndryshimet ligjore. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe OSBE që për ironi të fatit vitin e ardhshëm do të drejtohet nga nismëtari i ndryshimeve ligjore kundër shpifje, kryeministri Rama.

Qeveria: Pse po e ndryshojmë ligjin e medias

Në relacionin e ndryshimeve ligjore shkruhet se hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për të reflektuar ndryshimet e propozuara në ligjin nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me rregullimin e shërbimeve të publikimeve elektronike, për shkak të rritjes së impaktit të tyre në aspektin social, kulturor, ekonomik dhe politik të shoqërisë shqiptare, një fenomen që haset gjerësisht edhe në vendet e tjera.

Mediat elektronike (on-line) janë një trend në rritje, të cilat po shmangin dhe po zëvendësojnë mediat tradicionale, për shkak edhe të lehtësisë së aksesit së çdo individi dhe përdorimit të portaleve on-line nga një numër i pakufizuar personash.

Për të mbrojtur veçanërisht dinjitetin dhe reputacionin e individit, të miturit nga përmbajtjet e dëmshme dhe të gjithë qytetarët nga nxitja ndaj urrejtjes, dhunës etj. propozohet amendimi i këtij ligji, si një nismë e domosdoshme mbështetëse për zbatimin efikas të ligjit për mediat audiovizive, e cila parashikohet të përfshijë në objektin e tij edhe rregullimin e mediave elektronike.

Ndryshimet e shpejta që po ndodhin në shoqëri, si në fushën e teknologjisë, shkencës, ekonomisë dhe kështu me radhë, kanë ndikim edhe në krijimin e normave të reja ligjore që nuk janë parashikuar më parë. Në momentin e miratimit të ligjit për komunikimet elektronike në vitin 2008, roli i teknologjisë dhe internetit në përhapjen e informacionit nuk ishte në dimensionet që ka arritur sot informimi nëpërmjet portaleve on-line.

Në këto kushte, duke mbajtur në fokus veçanërisht influencën e portaleve on-line, gjatë viteve të fundit është e nevojshme që të ndërmerret kjo nismë me qëllim që zhvillimet teknologjike sociale etj të ecin paralelisht me evoluimin e kuadrit ligjor.Gjithashtu, vlen të theksohet që pavarësisht nga ndryshimet e propozuara, ky projektligj në asnjë dispozitë të tij nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut të medias audiovizive dhe elektronike, por synon përcaktimin e disa rregullave dhe vendosjen e disa standardeve etike në mënyrë që të respektohen dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të përmirësohet cilësia e informimit dhe e diskursit publik.

Shoqatat e medias, të gjithë kundër ligjit

Prej dhjetorit të vitit të kaluar, qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli synimin për t’i vendosur mediat online në një regjim kontrolli, duke marrë kritika nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut. Në një dëgjesë publike në Komisionin e Medias të mërkurën, draftet u konsideruan sërish si ligje censure nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gazetarja Mimoza Koçiu, përfaqësuese e shoqatës së “Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” u kujtoi deputetëve të komisionit se kishin përballë një koalicion të madh gazetarësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe u bëri thirrje atyre që t’i rrëzojnë dy projektligjet. “Pluralizmi i mendimit është vendosur në Shqipëri në vitin 1991 me themelimin e Rilindjes Demokratike. Mos e cënoni atë 30 vjet më vonë,” tha Koçiu.

Gazetari Ylli Rakipi, i paditur së fundmi dy herë për shpifje nga kryeministri, i kritikoi projektligjet si totalitare dhe e konsideroi këmbënguljen për t’i miratuar ato si nismë personale të Edi Ramës.

Drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko theksoi në fjalën e saj se procesi ka qenë i mbushur me paqartësi dhe se Këshilli i Ministrave nuk është konsultuar me askënd në fazën e hartimit të drafteve. Voko hodhi poshtë edhe pretendimet mbi modele të huaja duke i konsideruar projektligjet të pangjashme me asnjë vend demokratik.

“Ne i kundërshtojmë dy projektligjet në tërësi, pasi nuk pranojmë që AMA dhe AKEP, dy institucione që kritikohen në të gjitha raportet për varësi politike të kenë kontroll mbi përmbajtjen e medias online,” tha Voko, duke i konsideruar ato si ligje censure.

Aleksandër Çipa nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi anulimin e të dyja drafteve, duke u shprehur prerazi kundër çdo lloj arnimi. Ndërsa pranoi edhe defektet e medias, Çipa theksoi se ligjin duhet ta bëjnë gazetarët përmes mekanizmave të vetërregullimit dhe jo qeveria.

Kritika për censurë dhe shkelje të lirisë së medias adresuan edhe pedagogu Elvin Luku nga Medialook dhe gazetari Artan Rama. “Gjobat janë shumë të larta dhe do t’i çojnë mediat online drejt mbylljes,” tha Luku, duke e konsideruar gjithashtu të rëndë ekzekutimin e tyre përpara ankimit në gjykatë. Ndërsa Artan Rama tha se projektligjet i japin goditjen përfundimtare vetërregullimit në Shqipëri dhe u kujtoi deputetëve misionin e gazetarëve.

“Është detyrë e medias të kontrollojë qeverinë dhe kurrsesi e qeverisë të kontrollojë median,” përfundoi Rama./monitor

Etiketa: 19 dhjetorIntegrimi Evropiankuvendilegjislacioni i mediasmediat audiovizivepr.ligji për mediatseanca plenare

Të Lidhura

Në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë? Berisha: Prioritet mbeten Primaret

Në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë? Berisha: Prioritet mbeten Primaret

nga
12:52 | 12/08/2022
0

Në konferencën e përjavshme ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet locale, teksa nuk...

“Rama kërcënoi qytetarët me energjinë”, Berisha: Shqipëria prodhoi me tepricë gjatë 2021

Berisha akuzon bordin e transparencës: Po përdoret nga Rama për dy qëllime

nga
12:43 | 12/08/2022
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë konferencës me gazetarët se bordi i transparencës është duke i...

Berisha flet për super skandalin e energjisë, u ble tre herë më shtrenjtë se në bursë

Berisha: Rruga Qukës- Qafë Plloçë, nga 73 milionë euro, shkoi 225 milionë

nga
12:42 | 12/08/2022
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza se është krijuar një skemë për të vjedhur taksat e qytetarëve gjatë ndërtimit të...

Berisha flet për super skandalin e energjisë, u ble tre herë më shtrenjtë se në bursë

Deklarata e Metës për qeveri teknike në shtator, Berisha: Pas largimit të Ramës…

nga
12:33 | 12/08/2022
0

Në konferencën për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot për deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta...

Para
Padia e Metës ndaj Dvoranit, Prokuroria pyet Avokaten e Popullit

Padia e Metës ndaj Dvoranit, Prokuroria pyet Avokaten e Popullit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi

Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi

13:51 | 12/08/2022
Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

13:43 | 12/08/2022
Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit

Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit

13:37 | 12/08/2022
Lëviznin me fara, vaj kanabisi dhe pistoletë, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë

Lëviznin me fara, vaj kanabisi dhe pistoletë, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë

13:27 | 12/08/2022
Familjes së 14-vjçarit që u mbyt në Seman i hoqën ndihmën ekonomike, reagon bashkia Roskovec

Familjes së 14-vjçarit që u mbyt në Seman i hoqën ndihmën ekonomike, reagon bashkia Roskovec

13:25 | 12/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi
  • Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë
  • Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit
  • Lëviznin me fara, vaj kanabisi dhe pistoletë, policia arreston dy të rinjtë në Tiranë
  • Familjes së 14-vjçarit që u mbyt në Seman i hoqën ndihmën ekonomike, reagon bashkia Roskovec
  • Kokaina në bananet e kompanisë “Alba exotic Fruits”, SPAK ‘ia delegon’ hetimet Prokurorisë së Durrësit

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk respektoi zonën e kufizuar në det, gjobitet pronari i Yaht-it në Dhërmi
  • Kërcënoi me mesazhe kolegun e punës, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com