Kuvendi ka miratuar me 82 vota pro ngritjen e dy komisionet Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të Vettingut. Deputetët e mazhorancës kanë miratuar vetëm 6 anëtarët e tyre, ndërsa 6 të tjerët i përkasin opozitës. PDIU ka propozuar: Mesila Doda dhe Tahir Muhedini. PS ka propozuar: Bashkim Fino, Ulsi Manja, Pandeli Majko, Ervin Bushati, Vasilika Hysi, Evis Kushi dhe Arben Cuko.
LSI propozoi: Luan Ramen dhe Silva Caken per njerin komision dhe Vangjel Tavon per komisionin e dyte. Njëri prej komisioneve do të ketë 12 anëtarë dhe tjetri 6 anëtarë, gjysma prej të cilëve propozohen nga maxhoranca dhe gjysma nga opozita. Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.