Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje është votuar pas 4 tentativave penguese që i bëri Lëvizja Vetëvendosje përmes hedhjes së gazit lotsjellës. Si pasojë e veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica prej tyre u përjashtuan nga seanca.
Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.