Opozita kushtëzon për amendamentet e dekriminalizimit, ndryshe bllokim
Senca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë, pritet të kthehet në një arenë përplasjesh, për shkak se opozita ka paralajmëruar bllokim, nëse nuk plotësohen kushtet e saj. Kushtëzimet kanë të bëjnë me amendamentet e opozitës që i kërkon shumicës të pranojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizmit që lidhet me ndërprejen e mandatit të zyrtarit, nëqoftëse ai arrestohet në flagrancë për një krim kundër jetës, ndryshimin ne ligjin për komsionet hetimore që synon pamundesinë e bllokumit të tyre, dhe dërgimin në gjykatë kushtetuese të 3 mandateve të deputetëve të cilët akuzohen për shkelje të Kushtetutës. Nëse shumica vendos të mos i pranojë këto kërkesa sjellja e opozites do të jetë e njëtjë me atë të dy javëve më parë, bllokim i seancës plenare të Kuvendit.