Kushti i NATO-s: Ushtarakët shqiptarë të vaksinohen vetëm me Pfizer – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushti i NATO-s: Ushtarakët shqiptarë të vaksinohen vetëm me Pfizer

11:06 | 09/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas bluzave të bardha, pensionistëve, policëve e gazetarëve, ka nisur vaksinimi i forcave të armatosura shqiptare. Procesi i nisur dje, ka prioritet ushtarakët që do të jenë pjesë e stërvitjes më të madhe që ka mirëpritur vendi, “Defender europe/21” që do të mbahet nga 26 prilli deri në 20 qershor.

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve, në vend do të zbarkojnë mijëra trupa ushtarake amerikane dhe vendeve anëtare të NATO-s. Dhe kjo do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë. Nisur nga kjo, vendi ynë ka nisur punën për imunizimin e trupave që do të jenë pjesë e stërvitjes. Jo me vaksinën që po injektohet masivisht, por me “Pfizer”, si të vetmen alternativë perëndimore që ka gjendje.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat thonë se forcat ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe duhet të jenë të vaksinuar të gjithë, sipas protokolleve të kërkuara të sigurisë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Ndonëse zgjedhja e vaksinave perëndimore, nuk deshifrohet si kërkesë e NATO-s, sipas Ministrisë, por logjika të çon aty. Imunizimi i ushtarakëve nis posaçërisht me ata që do jenë pjesë e eventit më të madh të këtij lloji ndër vite, dhe të paktat e të vetmet doza të “Pfizer”-it që erdhën në 6 prill nisën të administroheshin direkt tek ata. Madje, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehu preferencën e saj, kur u pyet mbi qasjen e Shqipërisë ndaj vaksinave lindore. “Sa më përket mua, mund t’ju them se i besoj vaksinës amerikane. Ne kemi standard më të lartë dhe mendoj që kjo pranohet në mbarë botën”.

Ndryshe nga listat e para të ushtarakëve që po vaksinohen, burimet brenda Ministrisë shtojnë se pjesa tjetër e forcave të armatosura do të kenë mundësi të zgjedhin llojin e vaksinës, gjë që nuk është aplikuar për asnjë kategori të lartpërmendur që është futur prej kohësh në proces.

Arsyet që kanë çuar NATO-n në një kërkesë të tillë janë krejtësisht të kuptueshme. Përveçse nuk do të lejonte që në dejtë e trupave të aleancës të injektohej vaksinë e prodhuar në vendet jashtë saj, si Rusia dhe Kina, vlerat e sigurisë dhe efikasitetit të provuar të “Pfizer/BioNTech” mund të sigurojnë mbarëvajtjen e eventit të madh, që mirëpret Shqipëria këtë vit.

Për stërvitjen e përbashkët ushtarake dhe lejimin e kalimit të trupave në territorin tonë, qeveria hartoi një projektligj të posaçëm që ka marrë miratimin e kuvendit në fillim të muajit mars. Qëllimi i tij është lejimi i hyrjes në territorin e republikës së Shqipërisë të mbi tre mijë trupave ushtarake nga disa vende pjesëmarrëse të Aleancës së Atlantikut Verior./PANORAMA

Etiketa: Ambasadorja amerikaneKushti i NATO-sushtarakët shqiptarëYuri Kim

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Pas Tiranës edhe Bashkia Durrësit pezullon shërbimi i transportit publik në qytet

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së në Durrës: Më ka ndërprerë kontratën Bashkia

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com