Kushtetuesja rrëzon 8 nene të ligjit të procedurave tatimore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kushtetuesja rrëzon 8 nene të ligjit të procedurave tatimore

17:03 | 03/03/2016
në Uncategorized
0

Bien supergjobat për moslëshim të faturave dhe deklarimin e pagave

Gjykata kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin e ndryshuar të procedurave tatimore. Në një njoftim të shpërndarë nga kushtetuesja thuhet se vendimi përfundimtar ka qenë Pranimin  pjesërisht i kërkesës së përfaqësuesve të biznesit si edhe shfuqizimi I neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të këtij ligji. Kushtetuesja nuk ka marrë në konsideratë kërkesën për rrëzimin e neneve 7, 11, 13 dhe 19 si edhe nuk ka pranuar të rrëzojë plotësisht nenet 16, 17, 18, duke rrëzuar vetëm disa pikave të këtyre neneve. Kështu bazuar në vendimin e kushtetueses janë shfuqizuar përfundimisht gjobat prej 10 milionë lekësh për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, si dhe gjobat 500 mijë lekë për moslëshim fature, mosdeklarimin e pagës reale, mosdeklarimin e punonjësve te biznesi i vogël. Shfuqizohet gjithashtu dhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj.

Padia në kushtetuese e ligjit të ndryshuar të Procedurave Tatimore që njihej ndryshe si ligji I supergjobave u bë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut. Kjo shoqatë biznesi kishte kërkuar nga kjo gjykatë rrëzimin sit ë papajtueshme me kushteturën të 11 neneve të këtij ligji.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

NENET E SHFUQIZUARA

Neni 5

Neni 5 Në nenin 41, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të këtij ligji, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.”.

Neni 14

Mosdeklarimi i punonjësve
1.Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.
Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Neni 15

Mosdeklarimi i pagës reale
Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar pagën reale të çdo të punësuari, në organin tatimor, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shënde-tësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për rastin e parë të konstatimit.
Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të pagës reale të punonjësve, pas aplikimit të dënimit administrativ, si në pikën 1, të këtij neni, konsi-derohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin.”.

Neni 16/4

Në nenin 121 pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:
“4. Tatimpaguesi, që shet mallra me shumicë, që mban në ruajtje, përdor apo transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore dhe rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Me kërkesë të tatimpaguesit, masa e konfiskimit zëvendësohet me pagesën e menjë-hershme të një gjobe, të barabartë me vlerën e tregut për të njëjtin mall. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mbajë në ruajtje, të përdorë apo të transportojë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin. 5. Përjashtimit, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët me vullnetin e tyre bëjnë vetëdeklarimin e mallit që kanë gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, sipas nenit 53, të këtij ligji, brenda datës 31.12.2015, nuk do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 4 të këtij neni. Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave. Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nëse shkelja, sipas pikave 1, 2 dhe 4, të këtij neni, është konstatuar paraprakisht nga administrata tatimore.”

Neni 17/1

iii) në rastet kur tatimpaguesi ka lëshuar faturë tatimore, por jo kupon tatimor, dënohet me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë;
c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore /biletë, me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore /biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.”. 2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me këtë përmbajtje: “d.1) nuk afishon në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera, në zbatim të pikës 3, të nenit 46, të këtij ligji, me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”. 3. Pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “h” me këtë përmbajtje: “h) mban ose përdor pajisje fiskale apo sisteme të monitorimit të qarkullimit, të cilat nuk janë në përputhje me këtë ligj apo aktet nënligjore në zbatim të tij, dënohet me konfiskim të mallrave gjendje. Gjithashtu, në përputhje me nenin 116, të këtij ligji, administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.”.

Neni 18

Neni 124 ndryshohet si më poshtë: “Neni 124
Kundërvajtjet në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve
Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore.
Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH nga tatimpaguesi që shet mallra me shumicë dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore e interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji e të ligjeve specifike tatimore, me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë dhe rivlerësim të të ardhurave për një periudhë 6-mujore. Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, sipas pikës 2, të këtij neni, konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.
Në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit, sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji, tatimpaguesit i llogaritet TVSH-ja në masën që ky mall do të tregtohej me pakicë për konsumatorin final, si dhe do të dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së të llogaritur që i përket vlerës së shitjeve që tejkalojnë kufirin e lejuar për shitjet me kupon tatimor, siç përcaktohet në pikën 5, të nenit 54, të këtij ligji, deri në datën 31.3.2016.
Nga data 1.4.2016, në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit sipas pikës 5, të nenit 54, të këtij ligji,tatimpaguesi dënohet me gjobë në masën 100 për qind të vlerës së TVSH-së.”.

Neni 20

Neni 130 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 130
Mosafishimi i çmimeve të shitjes
Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë.”.

 

NENET QE LIHEN NE FUQI

Neni 11

Neni 11 Në nenin 89, në fund të pikës 2 shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
“Gjithashtu, në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme. Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur, nëpërmjet shitjes\transferimit të aktiveve, synohet shlyerja në masën 100 për qind e detyrimit tatimor të papaguar.”.

Neni 13

Neni 13 Pas nenit 114 shtohet neni 114/1 me këtë përmbajtje: “Neni 114/1
Mospagimi i kësteve të tatimit mbi fitimin dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin
Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar.”.

Neni 19

Neni 19 Pas nenit 128/1 shtohen nenet 128/2 dhe 128/3 me këtë përmbajtje: “Neni 128/2
Dënimet për mosngarkim ose ngarkim të pasaktë të numrave IMEI te Baza e të Dhënave
Çdo tatimpagues që nuk ngarkon të dhënat e numrave IMEI të telefonave celularë ose ngarkon informacion të pasaktë dënohet me një gjobë prej 30 000 (tridhjetë mijë) lekësh për çdo mosngarkim /ngarkim jo të saktë.

Neni 128/3

Dënimet për certifikimin e pasqyrave financiare nga audituesit

Në rast se nga kontrolli i bërë nga administrata tatimore tek tatimpaguesit, pasqyrat financiare të të cilëve janë certifikuar nga kompanitë audituese se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, rezulton detyrim tatimor, masa e detyrimit tatimor i ngarkohet e plotë tatimpaguesit, ndërsa kompania certifikuese dënohet me një gjobë me masën e detyrimit tatimor që i ngarkohet tatim-paguesit.”.

Etiketa: Gjykata Kushtetuesesupergjobat e biznesit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hasani i grave

Hasani i grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com